Dhjetëra ankesa nga maturantët
Dhjetëra ankesa kanë arritur në zyrat e MASHT-it rreth rezultateve të Maturës Shtetërore 2014, vetëm në ditën e parë të ankesave. Valon Hasani, i cili e ka bërë një ankesë në Divizionin e Standardeve dhe Vlerësimit, është ankuar se nuk i janë publikuar pikët e maturës të ditës së dytë.
“E bëra ankesën sepse i nuk e kam pas, rezultati i testit të dytë nuk më ka dal hiq dhe erdha mu anku sepse tash janë rezultatet në fakultet për mi dorëzu pikët dhe po pres me marrë një përgjigje, këta më thanë me ardh pasnesër dhe tash po pres me bë një zgjidhje, në testin e parë i kam arrit 82 pikë në të dytin nuk e di”, ka thënë ai.
Ndërkohë, gati të gjitha ankesat janë të të njëjtës natyrë. Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde, ka thënë për KosovaPress se gati të gjitha ankesat janë pse nuk iu janë publikuar pikët ose për shkak se janë të pakënaqur me pikët e arritura.
“Janë rreth 20-25 deri tash, ata të cilët na kanë ardh nga larg i kemi gjet edhe i kemi përcjellë, nuk janë shumë, këta kryesisht janë ata të cilëve nuk iu ka dalë rezultati jem kah merremi, ata të cilët janë të pakënaqur shumica janë ata që janë të pakënaqur me pikët e testit për të cilët ne do ti verifikojmë, por ajo është e rendit të dytë, ankesat që kategorizohen ën rendin e dytë. Ne do ti marrim, t’i shqyrtojmë, do t’i verifikojmë të lexuarat dhe të dhënat që i kanë në fletë-përgjigje, krahasuar me atë dhe vërtetë do të bindet se vërtetë leximi bëhet në mënyrë elektronike dhe të lexuarit nuk kanë ndonjë lëshim ose ndonjë gabim”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, sa i përket mundësisë së gabimit nga lexuesi i testeve, Mustafa ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.
“Leximi bëhet në mënyrë elektro nike, nuk vjen në shprehje subjektivizmi që me thënë që këta që i kanë pas 98 pikë tash mi bë 100 apo 101, kryesisht janë këto ankesat janë 98-shat dhe 99-shat sepse ai për një pikë mendon se ka ndodh diçka, nuk ndodh sepse sikur ai që i ka 35 pikë sikur ai që i ka 99 sepse leximi ndodh në mënyrë elektronike dhe nuk ka gjasa me ndodh ndonjë lëshim”, është shprehur ai.
Maturantët e pakënaqur kanë të drejtë ankese edhe ditën e mërkurë dhe të enjte, derisa rezultatet e tyre pritet të publikohen të premten.


