ARKATANA

Dhjetë vjet shkuan huq për administratën

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Përkundër faktit që në këtë proces të filluar po investohet vazhdimisht që nga 2006, kur ka nisur koncepti dhe projekti në letër i reformimit të administratës, nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, vetëm se janë gëlltitur disa miliona në emër të reformave, qoftë ndarje nga buxheti i shtetit apo edhe programe mbështetëse të organizatave ndërkombëtare. Për gjithë këto vite të shkuara kot, janë hartuar strategji, janë formuar komisione për zbatim, por nuk janë zbatuar planet e hartuara, të cilat kanë mbetur në letër dhe në sirtarët e Qeverisë.

Kosova është shumë larg standardeve të BE-së.

Një ndër dështimet më të mëdha të kësaj Qeverie dhe atyre që ishin në të kaluarën, po vazhdon të mbetet ngecja e thellë në reformën e administratës publike, shkruan gazeta Kosova Sot.

Përkundër faktit që në këtë proces të filluar po investohet vazhdimisht që nga 2006, kur ka nisur koncepti dhe projekti në letër i reformimit të administratës, nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, vetëm se janë gëlltitur disa miliona në emër të reformave, qoftë ndarje nga buxheti i shtetit apo edhe programe mbështetëse të organizatave ndërkombëtare. Për gjithë këto vite të shkuara kot, janë hartuar strategji, janë formuar komisione për zbatim, por nuk janë zbatuar planet e hartuara, të cilat kanë mbetur në letër dhe në sirtarët e Qeverisë. Administrata mbetet po e njëjta, e politizuar e paprofesionalizuar, e paaftë për t’u përballur me nevojat e qytetarëve dhe për më keq e kapur edhe nga klanet e politikës dhe grupet e interesit, duke mos harruar faktin se është edhe shkelëse e të drejtave të njeriut. Zyrtarët e MAP-it kanë preferuar të heshtin në kërkimin e një përgjigjeje nga Gazeta, për dështimin e deritanishëm në këtë plan, derisa analistët politikë këtë zvarritje e shohin si veprim të qëllimshëm dhe projekt të kapjes së shtetit nga politika.

Uji Dea

Zotimet mbetën në letër

Analisti Ali Hertica vëren një dështim skandaloz të qeverive në Kosovë në reformimin e administratës publike. “Kjo qeverisje, që nga marrja e mandatit e deri më sot, kurrë nuk ka pasur suksese ne asnjë lëmi dhe dikaster specifik, të veçantë, për të zhvilluar shtetin as administratën e shtetit, me një administratë të mirë publike. Kjo është thembra e Akilit në reformën e administratës,sepse është folur shumë për këtë, është shpenzuar edhe buxhet marramendës, por heshtja dhe mosrealizimi i reformës vetëm ka gëlltitur miliona e miliona”, ka theksuar ai. “Premtimet e kaluara, por edhe të tashmet të ministrit Yagcillar, po mbeten në letër. Strategjia e kësaj Ministrie apo Qeverisë ka mbetur vetëm në letër pa u realizuar as në minimumin e mundshëm, prandaj kemi një administratë të stërngarkuar dhe aspak profesionale”, tha analisti politik Ali Hertica. Ai ka pohuar se ngufatja e këtij sistemi vjen nga ngarkesa e madhe me njerëz të politikës, të cilët strehohen aty vazhdimisht në secilin mandat të ri qeverisës që ristrukturohet pas proceseve zgjedhore. “E keqja më e madhe është se aty po rehatohen të gjitha profilet e politikës në emër të administrimit të shtetit, duke inkuadruar në administratë vetëm militantët politikë dhe joprofesionistët, shtrirje e rrjeteve të klaneve nepotiste e bandave të qeverisjes militanteske”, tha analisti politik Ali Hertica.

Degradimi i madh i shtetit

Një gjykim të ngjashëm ka edhe analisti Arsim Haziri. Sipas tij, shteti po degradohet dhe kjo shihet në çdo sferë. “Reforma në administratën publike, në kulturën tonë politike nuk nënkupton reformë të njëmendtë dhe në interes të tejkalimit të dukurive negative dhe mosprofesionalizmit, por në mendësinë e skenës politike reforma është më shumë çështja e kontribut i degradimit të shërbimeve publike përmes nepotizmit dhe lidhjeve familjare. Ky orientim mjaft i aktualizuar dhe tejet i dëmshëm është mjet përmes së cilit pushteti politik arrin të shtrijë edhe më tutje fuqinë e vet”, tha ai për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.