Eko Higjiena

Dhjetë vjet “doktor shkence” me certifikatë

/ 1 minutë lexim
KD-gjilan

Përreth një dekadë Qamile Morina ka pasur privilegjet e një doktor shkence, por pa diplomë që e dëshmon një gjë të tillë, në vend të diplomës ajo thotë se ka certifikatë.

Për dhjetë vjet me radhë është prezantuar si doktor shkence e anesteziologjisë. Me këtë titull shkencor ajo ka mbajtur simpoziunejo vetëm në nivel vendor por edhe në atë ndërkombëtar.

KD-viti

Tash për tash është edhe asistente në Fakultetin e Mjekësisë në lëndën e anesteziologjisë, me pretendimin se së shpejti do të bëhet profesoreshë e rregullt për këtë lëndë, shkruan zeri.

Qamile Morina, brenda dhjetë viteve ka regjistruar të njejtën doktoraturë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, të parën në vitin 2010dhe të dytin në vitin 2011./Indeksonline/