FIDANISHTJA

Dhjetë të trafikuar kapen në makinën e kosovarit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një kosovar i moshës 42 vjeçare është kapur në autostradën A8 me 10 refugjatë në makinën e tij (kombibus).Makina që po shkonte në drejtim të Munihut kishte rënë në sy të policisë për numrin e madh të personave që ishin futur aty.

Me rastin e kontrollimit, doli se shoferi i makinës, një shtetas 42 vjeçar i Kosovës kishte lejen e rregullt të qëndrimit në Gjermani por jo edhe patentshoferin. Bashkë me të ishte edhe një shtetase zvicerane 26 vjeçe. Ndërsa në pjesën e prapme të makinës ishin edhe dhjetë persona, nga Kosova dhe nga Afganistani, në mesin e të cilëve edhe katër fëmijë nga gjashtë muaj deri në 7 vjeç, transmeton albinfo.

Uji Dea

Asnjëri nga të rriturit dhe fëmijët e pranishëm, tre meshkuj mes 25 dhe 32 vjeç si dhe tri femra 23 deri 25 vjeçe, nuk kishin dokumente të rregullta qëndrimi ose vizë në Gjermani.

Të gjithë personat janë arrestuar përkohësisht dhe i janë dorëzuar Policisë në Trauenstein për hetime të mëtutjeshme. I dyshuari për trafikim, kosovari 42 vjeçar është marrë në dorëzim nga gjyqtari hetues i cili i ka caktuar atij një masë paraburgimi gjegjësisht burgu hetues. Krahas kësaj ai do të hetohet po ashtu edhe për ngasje të veturës pa leje, thuhet në një njoftim për medie të policisë Oberbayern Süd.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.