Eko Higjiena

Dhjetë sekondat që e ndanë Pacollin nga vdekja

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Diferencën ndërmjet jetës dhe vdekjes e kanë ndarë sekondat. Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, gazetari Milaim Zeka, një pacient që dërgohej me donacion të Pacollit për shërim në Zvicër, shoqëruar me një familjar të tij, dy pilotë dhe një stjuardesë, kanë mundur sot të jenë statistika vdekjesh në Kosovë.

Rrjedhja e kerozinës nga rezervuari i aeroplanit privat të Behgjet Pacollit, nëse do të ngrihej vetëm 10 sekonda më vonë për fluturim, dyshohet se do të shkaktonte shpërthimin e fluturakes dhe do të ishte fatal për personat që ndodheshin në bord.

KKGJILAN

Rrjedhja e pandërprerë e kerozinës, në momentin e ngritjes së avionit në ajër dhe nga presioni i erës, dyshohet se do ta drejtonte atë mbi motorët, të cilët nga temperatura e lartë do të shpërthenin menjëherë (Tribuna).