HW

Dhjetë mijë nxënës braktisin shkollat e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Edhe këtë vit shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve, Ministria e Arsimit thotë se mbi 10 mijë nxënës kanë ndalur procesin mësimor.

Braktisja e shkollave nga nxënësit po vazhdon edhe këtë vit. E arsyet janë nga më të ndryshmet.

Disa nxënës duket se kanë braktisur shkollën, arsyeje familjare u detyruan të lëvizini nga një qytet në tjetrin, ose për arsye të kushteve.

Emigrimi po mbetet si një ndër faktorët kryesorë që shkollat e Kosovës po mbesin me më pak nxënës.

Alush Istogu, Drejtor në Departamentin parauniversiar thotë se numri i nxënësve që kanë braktisur mësimin në Kosovë, po del të jetë diku rreth 10 mijë.

“Në kuadër të MASHT-it e kemi grupin profesional qe ka nxjerrë strategjinë për braktisjen e nxënësve. Nëse shikojmë në rajon e kemi diku 1.9, përmbi 10 mijë nxënës, që nuk vijojnë mësimin” thotë Alush Istogu, Drejtor i Arsimit Parauniversitar.

Sipas të dhënave në Ministrinë e Arsimit. ka edhe raste të tilla kur nxënësit kalojnë nga një shkollë në tjetrën.

Mobi Casa

Kurse emrat e tyre vazhdojnë të figurojnë në listat e vjetra.

“Por, këta nuk e kanë braktisur tani , cdo nxënës që regjistrohet deri sa te merr fletëkalimin nuk guxon ta shtyjë nga evidenca. Ne kemi kërkuar që nxënësi të lëvizë, ti jepet fleta e kalimit, të përcjellet në shkollën tjetër, e regjistron në librin amë, që fuhet të heket nga shkollë’’, shton ai.

Por nëse bëjmë një krahasim me vitet e kaluar, duket se kjo dukuri është në rënie.

“Është një dukuri që braktisja nuk mundet të hiqet kurrë, por mund të zvogëlohet. Kemi pas një trend, 2.5 tani e kemi dikund 1.9. Është një dukuri në rënie”

Istogu gjithashtu tregoi se Ministria e Arsimit në bashkëpunim me MPB, kanë rregulluar që atyre nxënësve që kthehen nga vendet emigrante në Kosovë, të ju mundësohet integrimi në shkollë.

Drejtori i departamentit para universitar thotë se viti 2017 ka qenë viti më i madh i braktisjeve por më pas, 2000 nxënës të rikthyer, janë integruar menjëherë në sistemin shkollor./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.