Mobi Casa

Dhimbje në kokë, ngërçe, thonj dhe flokë të brishtë: ju mungon kjo vitaminë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Mungesat e mineraleve dhe vitaminave mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore. Në vijim ju paraqesim simptomat e mungesave të mineraleve dhe vitaminave në trupin tuaj.

NGËRÇE NË MUSKUJ/DHIMBJE KOKE – MUNGESË MAGNEZI

Më shumë se 75 për qind e njerëzve vuajnë nga mungesa e magnezit në organizëm. Magnezi është një nga materiet më të forta, që ndihmon në sistemin tuaj të funksionojë si duhet. Magnezi relakson muskujt dhe nervat e tensionuara, zbut dhimbjet e kokës dhe mund t’ju ndihmojë që të flini më mirë. Nëse vuani nga mungesa e magnezit, shtoni spinaq apo lakër jeshile ushqimit tuaj. Po ashtu, shtoni pak kripë të hidhur në vaskën tuaj, sepse është e pasur me magnez, dhe kështu do të absorbohet në lëkurë.

AKNET NË FYTYRË – MUNGESË ZINKU

Aknet janë shenjë e mungesës së zinkut në organizëm. Zinku ndikon të keni dukje më të bukur të fytyrës, si dhe ten më të bukur, si dhe e kontrollon lëkurën tuaj në prodhimin e yndyrës. Duke marrë 30 miligramë zink në ditë mundeni t’i ndihmoni trupit tuaj, e fytyra juaj nuk do të vuajë prej akneve. Po ashtu mund të provoni të hani fara të papërpunuara të kungullit.

United Hospital

THONJ TË BRISHTË, TË THATË/FLOKË TË THATË – MUNGESË BIOTINE

Vitamina B7 ose biotina është kyçe për të pasur flokë të shëndetshëm. Edhe pse biotina rrallëherë ndodh që t’i mungojë trupit, mungesat mund të manifestohen me humbje të flokëve, të keni flokë të thatë dhe thonj të brishtë. Konsumoni ushqimin e pasur me vitaminë B dhe hiqni qafe problemin që shfaqet si pasojë e mungesës së biotoinës.

FLOKË TË DOBËT -MUNGESË HEKURI Hekuri ndihmon që oksigjeni të kalojë nëpërmes gjithë trupit, madje edhe nëpër qime. Nëse e vëreni se flokët tuaj po hollohen, dhe po bëhen gjithnjë e më të dobët, se keni filluar të humbni një sasi të madhe të flokut, atëherë kjo është shenjë se keni mungesë të hekurit.

FRYRJET E BARDHA – MUNGESË TË AMINOACIDEVE

Nëse vëreni fryrje të vogla, me ngjyrë të bardhë, në shpinën e dorës, atëherë kjo mund të jetë shenjë se keni mungesë të aminoacideve omega 3. Konsumoni ushqim të pasur me aminoacide, dhe ktheni ekuilibrin trupit tuaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.