FIDANISHTJA

Dhimbja e veshit dhe përdorimi i antibiotikëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëse fëmija juaj ka dhimbje të veshit, trajtimi me pika qetësuese të dhimbjes mund të funksionojë po aq shpejt sa edhe antibiotikët.

Specialistët amerikanë të veshit, hundës dhe fytit (otorinolaringologë) thonë se te shumica e infeksioneve të veshit antibiotikët nuk janë të nevojshëm. Madje, një studimi i tyre ka treguar se pikat e veshit kanë bërë më shumë efekt se antibiotikët oralë.

Por, sipas tyre, kjo nuk do të thotë se ata mund ta shërojnë infeksionin. Pikat e veshit shpesh maskojnë vetëm simptomat dhe e bëjnë fëmijën e të ndjehet më mirë, derisa infeksioni largohet vetë.

Rreth 80 për qind të të gjitha infeksioneve të veshit largohen vetvetiu, pa ndonjë ilaç, edhe pse pikat qetësuese të dhimbjes mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

Si të veproni?

Fundamenti

Kurrë mos u ngutni të shkoni te mjeku për të marrë barna të përshkruara për të cilat fëmijët mund të mos kenë nevojë.

Megjithatë, antibiotikët mund të jenë të patjetërsueshme në disa raste dhe duke mos i trajtuar infeksionet si duhet, mund të shfaqen komplikime serioze.

Nëse fëmija ka temperaturë, mbi 37 gradë Celsius, irritim dhe vështirësi për të fjetur, ju duhet të shkoni te mjeku për ta vlerësuar gjendjen. Mjeku zakonisht do të shikojë nëse veshi është i ënjtur dhe nëse rrjedh lëng ose qelb.

Nëse ka vetëm mbledhje të lëngjeve, mund të trajtohen vetëm simptomat dhe fëmija të vizitojë edhe një herë mjekun pas 24 ose 48 orësh. Por, kur ka ënjtje dhe mjeku vëren se timpani i veshit duket i infektuar, nuk ka nevojë për pritje për të përshkruar antibiotikë.

Për të lexuar më shumë për infeksionet e veshit klikoni këtu./Mjeku.Net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.