ARKATANA

Dhimbja e shpinës është një problem që prek një numër të madh njerëzish

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dhimbja e shpinës është një problem i zakonshëm që prek një numër të madh njerëzish në mbarë botën, veçanërisht në pjesën e poshtme të saj. Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm, por shpesh, qëndrimi i keq gjatë ditës apo gjatë gjumit e përkeqëson këtë gjendje.

Sipas ekspertëve shëndetësorë britanikë, mënyra më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine, apo për ta parandaluar atë, është të flini në shpinë. Kjo pozitë ndihmon në shpërndarjen e barabartë të peshës trupore dhe mban shtyllën kurrizore në një vijë të drejtë, duke e reduktuar presionin në zonën e mesit.

Për të përfituar sa më shumë nga kjo pozitë, rekomandohet:

ARKATANA

Të shtriheni në shpinë;
Të vendosni një jastëk të sheshtë nën gjunjë për të mbajtur lakimin natyral të shtyllës;
Nëse krijohet një boshllëk poshtë mesit, të vendosni një peshqir të mbështjellë për mbështetje shtesë.
Nga ana tjetër, ekspertët paralajmërojnë se fjetja në bark është pozita më e keqe për shpinën, pasi nuk ofron mbështetje dhe shkakton stres në qafë.

Zbatimi i këtyre këshillave mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit për ata që vuajnë nga problemet me shpinën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.