Eko Higjiena

Dheu i Bardhë vulosi fitoren plebishitare të Lutfi Hazirit më 17 tetor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dheu i Bardhë i ka dhënë mbështetje rekorde për zgjedhjet e 17 tetorit kryetarit, Lutfi Haziri dhe kandidatëve për Asamble, Afërdita Balaj e Jehona Maliqi, në takimin ku mori pjesë edhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Arbër Ismajli.
Në emër të banorëve ka folur Nevzad Rushiti, i cili tha se Dheu i Bardhë është gjithmonë vula e LDK-së, derisa e falënderoi kryetarin Haziri për realizimin e të gjitha premtimeve.

Për këtë përkrahje ka shprehur falënderim të madh kryetari, Lutfi Haziri, i cili tha se kjo do ta bëj më të përgjegjshëm në punë.

“Faleminderit kryefamiljarëve të Dheut të Bardhë për mbështetjen e përhershme. Kjo mbështetje më bën më të përgjegjshëm dhe thirrje për të punuar edhe më shumë. Faleminderit edhe bashkatdhetarëve tanë për ardhjen enkas për të më mbështetur mua dhe listën e LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Mobi Casa

Në takim ka folur edhe shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Gjilan, Arbër Ismajli, i cili tha se mbështetja e Dheut të Bardhë dëshmon fitoren plebishitare të Lutfi Hazirit më 17 tetor, për një Gjilan zhvillimor në të gjitha sferat.

#LDKGjilan #LDK160

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.