“Dheu i Bardhë” mbështet maksimalisht Lutfi Hazirin

Gjilan – Po vazhdon përkrahja e madhe e qytetarëve për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.Haziri sot ka vizituar lagjen “Dheu i Bardhë”, me që rast ka marrë mbështetjen maksimale të qytetarëve për udhëheqjen e Komunës së Gjilanit.
Banorët u ankuan se pushteti në largim nuk ka kryer punët elementare siç është infrastruktura rrugore.
Kandidati i LDK-së, me këtë rast ka thënë se me udhëheqjen e tij si kryetar Komune, gjilanasit nuk do të flasin më për problemet elementare si: rruga, uji, kanalizimi e ndriçimi publik.
“Sinqerisht është e dhimbshme çka pashë sot këtu. Në këtë kohë me vuajt për këtë infrastrukturë të rrënuar rrugore është e tmerrshme dhe e pafalshme. E di që ju do t’i ndëshkoni ata, por duroni deri më 3 nëntor. Nën udhëheqjen time kjo lagje do të lulëzojë sepse edhe këtu është Gjilan”, u ka thënë Haziri qindra banorëve të kësaj lagjeje thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/