Hidromorava

“Dheu i Bardhë” dhe “Baja” vulosën fitoren e Lutës dhe LDK’së, ‘nokaut’ klasik për ‘Bacat’

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Se përkrahja për Lutfi Hazirin dhe LDK’së po rritet çdo ditë e më shumë, e ka dëshmuar sonte “Dheu i Bardhë” dhe “Baja” me organizimin e tubimit madhështorë.

Organizatorët thanë se mbështetja për Lutën e listën e LDK’së nga ana e dy lagjeve është shumëfish më e madhe krahasuar me vitin 2013, duke theksuar se kjo mbështetje është sikur në kohën e Ibrahim Rugovës.

Ata thanë se me investimet e jashtëzakonshme në këto lagje, duke e hequr lloçin dhe vadat, Lutfi Haziri e ka të sigurtë fitoren që në raundin e parë.

E, kur e sheh këtë madhështi, Luta i LDK’së ka çka ju thotë mbështetësve.

Mobi Casa

“Është impresive kjo mbrëmje. Lirisht mund të themi se ju e vulosët fitoren tonë që në raundin e parë dhe i keni dhënë një ‘nokaut’ klasik ‘Bacave’. Faleminderit burra e gra, veteranë të arsimit, mjekë, inxhinierë, punëtorë, të rinjë e të reja. Do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në këto lagje dhe në “Porodin”, derisa ta përfundojmë programin tonë sepse e meritojnë njerëzit e mirë të kësaj pjese”, ka thënë Haziri.

“Kjo mbështetje na bënë më të përgjegjshëm. Gjilani është i gjilanasve. Do të mbetem gjithmonë Luta i Juaj”, shtoi Haziri.

Kryetari Haziri në fund nuk ka lënë pa e përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare në mërgim, Ilir Mustafa, duke e vlerësuar lartë kontributin e tij në shërbim të atdheut deri në momentet e fundit të jetës.

Në tubim janë prezantuar edhe kandidatët për asamble komunale nga radhët e LDK’së nga kjo zonë, Nevzad Rushiti, Afërdita Balaj, Mizafere Ismajli dhe Fitim Guda./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.