Dhëndri i Hashim Thaçit, veteran

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-pjesëtarët e UÇK-së që kanë mbetur jashtë listave, kanë paralajmëruar rebelim. Ata ankohen se njerëz të afërt me PDK-në, të cilët kanë ikur nga lufta, më 12 prill të vitit 1999, janë futur në lista, ndërkohë që ndaj shumë ushtarëve në UÇK-së është bërë padrejtësi.

Komisioni për verifikimin dhe njohjen e statusit të veteranit ka shpallur veteranë persona që s’kanë qenë aktivë në UÇK, në mesin e tyre edhe dhëndrin e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, ndërkohë që invalidë të luftës janë shpallur ata që kanë qenë invalidë qysh para fillimit të luftës, shkruan “Zëri”.

Për këtë arsye ish-luftëtarët që kanë mbetur jashtë listave kanë paralajmëruar rebelim.

Hidromorava

Kështu ka bërë të ditur për ‘Zërin’, Naser Shatri, ish-komandant i Policisë Ushtarake në kuadër të brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’.

Ai madje ka bërë akuza të rënda, duke thënë se ‘për t’u futur në këto lista, janë dhënë para dhe vetura’. /Zëri/