KKGJILAN

Dhëmbët gabimisht i pastrojnë 75 për qind e njerëzve, fajtore janë teknikat nga fëmijëria

/ 2 minuta lexim

Shumica e njerëzve kanë mësuar se si t’i pastrojnë dhëmbët nga prindërit e tyre që në fëmijëri, por edhe pse e dinë që ka metoda më efikase, nuk dëshirojnë ta ndërrojnë të tyren, ka vërtetuar studimi.

Edhe pse dhëmbët pastrohen shpesh, vetëm çdo i dhjeti e bën këtë gjë në mënyrë të rregullt, ka zbuluar studimi i Akademisë suedeze Sahlgrenska në Universitetin në Göteborg në njerëzit e moshës prej 15 deri 80-vjeçare.

Rreth 75 për qind të njerëzve i pastrojnë gabimisht dhëmbët, ndërsa më së shumti gabojnë ata prej moshës 35 deri 44-vjeçare, shkruan “The Huffington Post”. Më së shpeshti gabojnë në kohëzgjatjen, frekuencën dhe sasinë e pastës çka rezulton me grumbullimin e shtresave dhe gjakrrjedhjen e dhëmbëve. Shkaku i kësaj është teknika e mësuar që në fëmijëri, ndërsa edhe pse e dinë që ka teknika të reja dhe më efikase, 80 për qind e tyre janë të kënaqur me atë çka kanë mësuar nga prindërit.

“Njerëzit më së sheshti lajnë dhembët sepse kjo është normë shoqërore, dhe pse ndihen më të freskët, dhe jo për të parandaluar rënien e dhëmbëve. Teknikat e larjes së dhëmbëve i kanë mësuar nga prindërit dhe nuk heqin dorë nga ato, edhe pse e dinë që munden edhe më mirë”, pohon autorja e studimit, Pia Gabre.

Uji Dea

Si t’i pastroni dhëmbët në mënyrë të duhur

Pastroni dhëmbët të paktën dy herë në ditë, në mëngjes pas kafjallit dhe para gjumit. Pastroni të paktën dy minuta dhe atë me lëvizje të lehta rrethore. Filloni nga dhëmballët ashtu që furçën për dhëmbë ta mbani nën këndin prej 45 shkallësh dhe lehtë afrohuni ndaj qendrës. Lëvizjet rrethore e largojnë plakun apo shtresat nga dhëmbët.

Veprimin e njëjtë përsëriteni edhe nga ana e brendshme e dhëmbëve, ndërsa pjesën qendrore të brendshme pastrojeni ashtu që furçën mbajeni pingul në dhëmbë dhe pastroni me lëvizje rrethore, këshillon teknikja për higjienë orale, Carol Hirt.