Dhëmbë të bardhë dhe aromë të këndshme, ja si të veproni

Buzëqeshja e bukur është pjesë shumë e rëndësishme e komunikimit, ndërsa për buzëqeshje të bukur duhet t’i keni dhëmbët e bukur.
Për këtë arsye, si edhe për ta ruajtur shëndetin e dhëmbëve dhe zgavrës së gojës, është e domosdoshme që të lahen dhembët dhe hapësira e gojës pas çdo ushqimi. Por veç kësaj, ka edhe disa veprime të cilat mund t’u ndihmojnë të keni dhëmbë të bardhë dhe aromë të freskët.
Çaji i gjelbër
Sigurisht që keni dëgjuar dobinë që ka organizmi ynë nga çaji i gjelbër. Krahas efekteve tjera pozitive, çaji i gjelbër i mbron edhe dhëmbët tuaj. Duke pirë çajin e gjelbër, ju u ndihmoni dhëmbëve tuaj në mbrojtjen nga kariesi, njërit nga shkaktarët kryesor të erës së keqe nga goja.
Lëvorja e limonit
Po ashtu, dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me lëvoren e limonit. Në këtë mënyre pastrohen mbishtresat e grimcave dhe zbardhohet sipërfaqja e dhëmbëve. Duhet të keni kujdes që të mos e teproni me këtë veprim, sepse acidi i tepërt limonik mund ta dëmtojë smaltin e dhëmbëve.
Gjete sherbele
Pasi t’i lani dhëmbët, ato mund t’i fërkoni edhe me gjethet e sherbelës, për aromë të freskët. Prej gjetheve, janë të mira edhe gjethet e freskëta të majdanozit. Rekomandohet brejtja e gjetheve të majdanozit, sepse ka ndikim pozitiv në smaltin dhëmbëve, dhe përveç kësaj largon erën e qepës dhe hudhrës.
Sodë buke
Për fund, të gjithë keni dëgjuar për sodën e bukës. Me të mund t’i zbardhoni dhëmbët, por kujdes! mos e bëni këtë shpesh, sepse mund ta dëmtoni smaltin e dhëmbëve.
/Mjeku.Net/