ARKATANA

Dëshmia e gjeneralit Clark në Hagë: Isha i shokuar se si fliste Millosheviqi për krimet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjenerali i forcave amerikane në NATO, Wesley Clark, në dëshminë e tij dhënë në vitin 2003 në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Jugosllavi flet për një bisedë që kishte pasur me Slobodan Millosheviqin gjatë luftës në vitin 1998.

Gjenerali Clark në dëshminë e tij tregon se si kishte mbetur plotësisht i habitur me mënyrën se si Millosheviq fliste për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Ne e dimë si të merremi me ata vrasës, ata dhunues, ata kriminelë. E kemi bërë edhe më herët. I kemi vrarë të gjithë”, i kishte thënë Millosheviq gjeneralit Clark.

E kur Clark e kishte pyetur se kur kishte ndodhur më herët një rast i tillë, Millosheviq i ishte referuar vrasjeve të kryera në Drenicë në vitin 1946.

United Hospital

“Isha i shokuar me pasionin me të cilin fliste, vetëm e shikoja”, kishte deklaruar Clark.

Kësaj deklarate të Millosheviqit i ishte referuar edhe gjenerali gjerman Naumann gjatë dëshmisë së tij.

Gjenerali Clark kishte dëshmuar edhe për takimet që kishte pasur me Miloseviqin gjatë krizës humanitare në Kosovë, në tetor 1998 dhe janar 1999.

Këto dëshmi u bënë prova esenciale në lidhje me gjendjen mendore të Miloseviqin, si dhe mbështetën pohimin e prokurorisë se kryerja e krimeve ndaj personave jo-serbë ishte pikërisht qëllimi i Millosheviqit. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.