RCCOLA

Detyrojnë fëmijët të bëjnë punë të rënda

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë në Gjilan në rastin e parë e dyshuara, femër shtetase e Republikës se Shqipërisë, e cila duke ushtruar autoritetin prindëror, kishte detyruar fëmijët e saj njëri dymbëdhjetë (12) vjeçar dhe tjetri dhjetë (10) vjeçar, duke i shtyrë të kryejnë punë që nuk është e përshtatshme për moshën, dhe që dëmtojnë zhvillimin e tyre, gjegjësisht të kryenin punën e lëmoshë kërkuesit nëpër rrugët e qytetit.

Hetues policor të njësive anti trafikim nga shtabi qendrorë që veprojnë në Gjilan, në vazhdën e implementimit të Planit Operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit”, kanë vepruar në dy raste të veçanta në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan kanë takuar:

Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë në Gjilan në rastin e parë e dyshuara, femër shtetase e Republikës se Shqipërisë, e cila duke ushtruar autoritetin prindëror, kishte detyruar fëmijët e saj njëri dymbëdhjetë (12) vjeçar dhe tjetri dhjetë (10) vjeçar, duke i shtyrë të kryejnë punë që nuk është e përshtatshme për moshën, dhe që dëmtojnë zhvillimin e tyre, gjegjësisht të kryenin punën e lëmoshë kërkuesit nëpër rrugët e qytetit.

Në rastin e dytë po në rrugën e njëjtë kanë hasur të dyshuarën tjetër, femër po ashtu shtetase e Republikës se Shqipërisë,e cila duke ushtruar autoritetin prindëror, fëmijët e saj të mitur, i kishte shtyrë të kryejnë punën e lëmoshë kërkuesit nëpër rrugët e qytetit.

Uji Dea

Gjatë kohës së identifikimit dhe evidentimit të të dhënave të fëmijëve, prezent ka qenë edhe zyrtari i Qendrës për punë sociale në Gjilan.

Hashani tha se me këtë çështje është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore Departamenti i krimeve të përgjithshme në Gjilan.

E dyshuara në prezencë të trupit mbrojtës, është intervistuar në zyrat e hetuesve policor në Gjilan, dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti i kompletuar do të dorëzohet në procedurë të rregullt në PTH në Gjilan tha Hashani./rajonipress/