Destruktiviteti serb nxit unitet te partitë shqiptare
Shantazhet dhe bojkoti që kanë filluar nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ndaj institucioneve, Qeverisë dhe Kuvendit, nën ndikimin direkt të Serbisë dhe politikës antishqiptare që udhëheq akoma ky shtet ishagresor, sipas disa analistëve politikë në vend, po ndikon që partitë shqiptare në Kosovë të këndellen dhe t’i fillojnë t’i unifikojnë qëndrimet e tyre në interesin nacional.
Integrimi i pakicave, i domosdoshëm, por pa Beogradin.
“Kjo ka shërbyer për të mirë në radhët e partive shqiptare, meqë ata i kanë dhënë leksione vetes se vetëm duke qenë unikë mund të arrijnë t’i çojnë përpara proceset shtetërore”, tha analisti Albrim Badallaj, raporton Gazeta Kosova Sot
Shantazhet dhe bojkoti që kanë filluar nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ndaj institucioneve, Qeverisë dhe Kuvendit, nën ndikimin direkt të Serbisë dhe politikës antishqiptare që udhëheq akoma ky shtet ishagresor, sipas disa analistëve politikë në vend, po ndikon që partitë shqiptare në Kosovë të këndellen dhe t’i fillojnë t’i unifikojnë qëndrimet e tyre në interesin nacional.
Analisti politik Fadil Lepaja thotë se sado që refuzimi i serbëve paraqet një sfide serioze, lidershipi politik kosovar dhe institucionet duhet të jenë të kujdesëm të veprojnë me maturi, si pozita edhe opozita, ngase procesi i integrimit është i vështirë, por nuk është i paarritshëm. “Refuzimi i serbëve që të integrohen nën ndikimin e Beogradit gjithsesi ndikon në shumicën e proceseve në këtë vend, por kjo mendoj se nuk duhet që të dekurajojë institucionet e Kosovës të vazhdojnë me politikë të urtë të integrojnë serbët në jetën shoqërore, politike dhe institucionale të vendit. Mendoj se politika kosovare, pozita dhe opozita, kanë përgjegjësi, sepse nuk arritën të bëjnë ofertë dhe të komunikojnë mirë me komunitetet, sidomos serbët. Natyrisht përgjegjësinë kryesore e ka pozita, por duke qenë se po flas për periudhën e pasluftës kjo përfshin në përgjegjësi të gjithë që ishin në pushtet”, tha analisti Lepaja për “Kosova Sot”.
Polarizimi politik e shoqëror Politologu Albrim Badallaj vlerëson se Kosova është ndër shtetet që më së shumti i garanton të drejtat minoriteteve të saj dhe madje në këtë drejtim duhet të marrin shembull nga Kosova edhe disa vende të Evropës.”Nga ana tjetër serbët vazhdojnë të shkaktojnë probleme në proceset shtetërore, duke dashur të identifikohen si determinues, kjo “falë” Kushtetutës së vendit në disa raste, edhe pse ata janë vetëm një minoritet, në mesin e të cilëve ka grupe kriminale dhe struktura paralele, e njëkohësisht liderët serbë në Kosovë janë të lidhur direkt me Beogradin në çdo vendim pothuajse që e marrin. Kjo ka shërbyer për të mirë në radhët e partive shqiptare, meqë ata i kanë dhënë leksione vetes se vetëm duke qenë unikë mund të arrijnë t’i çojnë përpara proceset shtetërore”, tha Albrim Badallaj.
Ai konsideron se edhe politizimi i madh mbi baza etnike kryesisht po vjen e fuqizohet si pasojë e nacionalizmit dhe ekstremizmit të sponsorizuar nga Beogradi, e që po shkon realisht në dëm të serbëve lokalë të Kosovës.”Polarizimi etnik i shoqërisë tek ne është për faj të minoritetit serb e jo për shkak të shumicës shqiptare, meqë janë ata faktor destruktiv në vend, duke tentuar të jetojnë dhe veprojnë ende me projekte të periudhës së errët millosheviqiane. Ky polarizim dhe ndarje e shoqërisë do të thellohet në rast të krijimit të Asociacionit, ashtu siç kanë pretenduar serbët me fuqi të madhe edhe ekzekutive, edhe pse jam skeptik dhe do të isha i kënaqur që ky projekt të mos kalojë në Kuvendin e Kosovës, qoftë edhe nëse Kosova këtë do ta “paguajë” me vazhdim të izolimit dhe mosliberalizim të vizave”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.


