FIDANISHTJA

Destani: Thaçi të votojë në Preshevë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Utopike do të ishte votimi i Ivica Dacicit në Kosovë, sepse ai nuk ka të drejtë të votojë në dy shtete, në Serbi dhe Kosovë. Por, nëse eventualsiht ai do të votonte në Mitrovicë edhe kryeministri kosovar apo ndokush tjetër nga qeveria e Kosovës edhe fare pa lindur në Serbi, duhet të votojë në Preshevë, sepse ata ashtu kështu me gojë shpesh i thonë Kosovë Lindore. Dhe ky votim do të ishte normal dhe konform reciprocitetit, ka deklaruar Skender Destani, nënkryetar i komunës së Preshevës.Destani ka thënë se Dacic këtë lojë apo taktikë politike mund ta “justifikojë” duke e shfrytëzuar rastin se është lindur në Prizren.

“Sikur kryeministri kosovar Hashim Thaçi të kishte lindur diku në tokat shqiptare, ta zëmë në Nish, edhe ai sigurisht do të kishte mundësi të votonte në Preshevë…”, ka deklaruar Destani për “Presheva Jonë”.

FIDANISHTJA

Deklarata e nënkryetarit të Komunës së Preshevës vjen pas deklaratës së kryeministrit serb, Ivica Dacic se do të dëshironte të votojë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

“Dëshiroj që të mundësohet kjo e drejtë dhe ftoj të gjithë serbët që kanë prejardhje nga Kosova, sikur unë, të bëjnë përpjekje, që me ndihmën e Zyrës për Kosovë, të provojmë që sa më shumë njerëz që janë shpërngulur të dalin në zgjedhje dhe të japin kontributin për çështjen serbe në Kosovë”, ka thënë kryeministri serb gjatë një konferencë shtypi, transmetojnë mediat serbe. /Telegrafi/