UBT

Destani: Kapitali më i fuqishëm social për kombin tonë sot është diaspora

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kapitali më i fuqishëm social për kombin shqiptar është diaspora, pasi që në rrafsh kombëtar nuk ka ndonjë produkt tjetër eksporti që të realizojë të ardhura revizore për shtetet tona më shumë se diaspora. Kështu ka theksuar dje Lazim Destani, president nderi i unionit shqiptar të bizneseve, në kuadër të konferencës “Diaspora flet”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Sipas tij, në përgjithësi diaspora e çdo vendi ka luajtur rol të veçantë për zhvillimin e vendit të origjinës. “Në rastin tonë diaspora shqiptare në të kaluarën, në momente të caktuara historike, ka qenë zëri më i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare, ndërsa sot ajo mund të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe në përparimin e trojeve tona”, ka thënë Destani.

ARKATANA

Ai ka shtuar se emërtimi i kësaj konference “Dispora flet” vetvetiu flet shumë. “Unë këtë emërtim e kuptoj si një formë veprimi dhe të rëndësishëm nga shumë aspekte. Andaj edhe vetë si pjesëtar i diasporës sonë them se diaspora ka ‘folur’ sa herë që kombi ynë ka pasur nevojë dhe vazhdon të flasë përditë e më shumë”, ka potencuar Destani, duke shtuar se si afarist që tashmë mbi 35 vjet vepron në diasporë, si shumë bashkëkombës të tjerë, i ka përjetuar zhvillimet tona gjithandej.

Madje, siç ka thënë ai, sot ne nuk eksportojmë vetëm fuqi punëtore, por edhe kapacitet intelektual, si dhe krijimtari shpirtërore. “Mjafton të shikohen bilancet tregtare të shteteve tona për të kuptuar se nga financohet gjithë ai hendek midis importeve dhe eksporteve”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.