GRANDEMALL

Dështuesi kryesor i Gjilanit, Alban Hyseni, nuk mund ta bëjë kurban drejtorin e Shërbimeve Publike për dështimet dhe ngulfatjen e qytetit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Keqqeverisjen, mosdijen dhe stagnimin e qytetit të Gjilanit, kryetari në ikje i Gjilanit nuk mund ta mbulojë me asnjë shkarkim, ndryshim apo punë të nisur e rinisur tani, e sidomos më shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve Publike, të cilin e përdori vetëm si një pretekst për arsyetimin e mospunës së tij ka thënë Shkëlzen Ibrahimi nga LDK.

Reagimi i plotë:

Kryedështuesi i Gjilanit e ka një emër e ai është Alban Hyseni.

Komuna e Gjilanit kishte njoftuar se me datën 27.05.2024, do të nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës “Adem Jashari dhe Zija Shemsiu” edhe pse ky projekt ishte i gatshëm që nga dhjetori i vitit 2021. Ky kryetar në ikje nuk ishte në gjendje edhe këtë projekt ta fillonte në 2022 e 2023, e ndoshta deri tani do të ishte i përfunduar, por ka gjetur kohën e fillimit të punimeve, me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve, vetëm për të arsyetuar vetën për dështimet e mëdha në qytetin e Gjilanit.

GRANDEMALL

Ne si LDK, jemi që kjo rrugë të rindërtohet dhe të ketë një pamje ndryshe nga ajo çfarë e ka deri më tani sipas projektit që e kemi lënë të gatshëm në sirtaret e Komunës, por jo në këtë kohë e cila është e pa përshtatshme për fillimin e punimeve, ku bizneset dihet se gjithmonë e presin me vullnet periudhën e ardhjes së bashkatdhetarëve, për të rritur gjirot e tyre në realizimin e atyre fitimeve, për të siguruar një dimër më të lehtë.

Edhe pse menaxhimi i drejtorisë së Shërbimeve Publike deri më tani nuk i ka realizuar pritshmëritë e qytetarëve të Gjilanit, jo me projektet e reja të prezantuara në 7 javë nga një projekt, por as me ato projekte të papërfunduara që ishin në realizim e sipër gjatë qeverisjes së LDK-së. Ky dështim i kësaj drejtorie dhe kryetarit në ikje Alban Hyseni, paraqitet edhe në suficitin e vitit 2023 ku mbi 3 milion euro janë suficit e mbi 1.3 milionë në drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Vulën kryesore të këtij dështimi të Komunës së Gjilanit në të gjithë sektorët e ka paraqitur edhe raporti i transparencës nga KDI, ku komuna e Gjilanit nga vlerësimi i vitit 2022 me 78 pikë në vitin 2023, i njëjti raport i KDI e vlerëson me vetëm 39 pikë. Ne si komunë radhitemi të fundit në nivel vendi, duke e mbajtur fundin me komunat e vogla dhe sidomos ato të komuniteteve serbe.

Gjilani do më mirë dhe meriton më shumë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.