Hidromorava

Dështuan edhe rugovistët, edhe komandantët

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, akuzon qeverisjen aktuale për dështimet e mëdha në zhvillimin ekonomik, në diplomaci dhe në luftën kundër korrupsionit. Në intervistën dhënë “Zërit”, Pacolli thotë se kanë dështuar të dy konceptet politike, edhe ata që thirren në filozofinë rugoviane, por edhe krahu i luftës me gjithë ata komandantë.

“Dështuan ata që shpallen si rugovistë, por që kanë shkallmuar vijat kryesore të sjelljes së tij politike. Dështuan dhe ata që thirren në meritat e luftës, duke zhbërë praktikisht me korrupsionin dhe paaftësinë e tyre, me mungesën e rezultateve, arsyet pse u sakrifikua gjithë ai gjak”, ka thënë Pacolli, sipas të cilit, gjendja aktuale u konvenon qeveritarëve.

Fundamenti

Pacolli, i cili në zgjedhjet e vitit 2014 nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor, thotë se tash e dy vjet është duke punuar me ekspertë për një ofertë të re për qytetarin e Kosovës.

Ai ka thënë se e ka parë me dhembje sesi Kosovës iu shteruan alternativat kryesore qeverisëse. Pikërisht për këtë arsye ka vendosur që së bashku me ekspertët të përsosë ofertën dhe programin e AKR-së për Kosovën./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.