Fundamenti

Dështon votimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Komisionin për Legjislacion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka kaluar në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, edhe pse dy herë u hodh në votim, raporton Ekonomia Online.

Në këtë Komision deputetët nuk patën vërejtje për projektligjin por megjithatë ai ka dështuar që të votohet për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i komisionit, Shkëmb Manaj ka thënë se në Projektligj janë paraqitur 15 amendamente.

Ai ka thënë se asnjë amendament nuk ka qenë në kundërshtim me kushtetutën.“Raportin me amendamentet e komisionit funksional e keni marr dhe janë paraqitur 15 amendamente. Unë nuk kam parë nëse ndonjë amendamente është në kundërshtim me kushtetutën, tha ai.

FIDANISHTJA

Komisioni ka diskutuar edhe propozimin e Vetëvendosjes për plotësimin e ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, e cila poashtu nuk është miratuar nga anëtarët e komisonit.

Deputeti i VV-së Alban Hyseni ka thënë se është e nevojshme të lehtësohet procedura e votimit për diasporë .“Është e nevojshme ta lehtësojmë procedurën e votimit, ku në shumë raste kushton çështja e votës me post dhe besojmë që përmes mënyrës se si ne e kemi propozuar të mundësohet një mënyrë me e lehtë e votimit.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se ky ligj është i mangët, por duhet ti jepet rëndësi.“Që dy mbledhje radhazi që ka ardhur nga VV-ja nuk është prezantuar, dhe mendoj që është iniciativë që duhet t’i japim drejt me votë, pra Ligji për zgjedhjet e përgjithshme është i rëndësishëm pavarësisht që është i mangët por, ne duhet ta trajtojmë. Mendojë që kjo nismë duhet të jetë më e gjerë që diasporës ti mundësojmë që të ketë përfaqësues të vetë në parlamentin e Kosovës”, tha Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.