Dështon themelimi i Gjykatës Speciale
Para pak çastësh deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë Jo, miratimit të ndryshimit të amandamentit 24, përmes të cilit do të hapej rruga për themelimin e Gjykatës Speciale, transmeton zeri.info.
Në sallë ishin 116 deputetë, prej tyre 82 pranuan të votojnë për pro ose kundër kësaj çështje.
Prej 82 deputetëve, 75 votuan pro, 7 kundër kurse 2 abstenuan.
Menjëherë pas rezultatit, seanca u mbyll. Ndryshe për të kaluar votimi, do duhej që të votonin pro 81 deputetë. /Zëri/


