ARKATANA

Dështon telenovela ku luan Nik Xhelilaj

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Turqi- Popullariteti i tij në Turqi arriti të bëhet shumë i madh sa hap e mbyll sytë. Mjaftoi paraqitja në një prej serialeve turke atje që Nik Xhelilaj të bëhet yll i ekranit, saqë edhe paparacët ta ndjekin e të mos e lënë rehat.

Tashmë Niku, nga një djalë misterioz që në Tiranë e mbante fshehur jetën e tij private, mediat nuk i “falin” asnjë lëvizje! I zbuluan të dashurën e cila ishte me profesion aktore gjithashtu dhe luante në të njëjtin serial me Nikun, ndërsa tashmë tregojnë se shqiptari i famshëm do të fillojë xhirimet e serialit të dytë, trasnemton sot BW.

“Kay?p S,ehir” ishte seriali në të cilin Niku aktronte në rolin e Kadirit, i transmetuar ky serial në një nga kanalet më prestigjioze turke Kanal D, mirëpo ky projekt filmik ishte jetëshkurtër, pasi mbaroi në episodin e 26-të, për shkak të shikueshmërisë së dobët.

FITORJA

Gjithsesi, vëmendja e mediave mbi Nikun nuk mungoi, saqë dhe producenti i serialit e ka pëlqyer aktrimin e Xhelilajt, i ka nisur atij ofertën e re për një tjetër serial, po ashtu te Kanal D. Për një rritje akoma më të madhe të Nikut, producenti është përkujdesur që t’i ofrojë atij rolin kryesor, ndërsa si partnere t’i bëjë njërën prej aktoreve më të famshme turke. Fahriye Evcen, e lindur në Solingen të Gjermanisë në vitin 1986, është një nga aktoret më të njohura atje me origjinë gjermano-turke. Popullariteti i saj është ngritur në vitin 2006 me pjesëmarrjen në serialin “Kur gjethet bien” në rolin e Necla (Nexhlës).

Ekipi i aktorëve te seriali i ri ende nuk është kompletuar, dhe tashmë mësojmë vetëm se historia e gjithë serialit do të jetë dashuria e një djali të varfër me një vajzë të pasur…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.