FIDANISHTJA

Dështon presidentja

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Presidentja Jahjaga nuk ka arritur të marrë pajtimin e liderëve partiakë për zhbllokimin e Kuvendit. Opozita kërkon nga kryeministri tërheqjen e marrëveshjeve, të cilën gjë nuk e pranon ky i fundit.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahajga, nuk ka arritur t’i bindë liderët e partive parlamentare që ta zhbllokojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht takimeve që ka zhvilluar me pozitën dhe opozitën.

Mobi Casa

Opozitarët vazhdojnë të jenë të barrikaduar në pozicionet e tyre, të cilët thonë se nuk do të ketë zhbllokim të punës së Kuvendit derisa kryeministri, Isa Mustafa, nuk tërheq marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.
Jo vetëm kaq, blloku opozitar refuzon uljen në një tavolinë të diskutimeve të pesë liderëve partiakë.

Presidentja Jahjaga të hënën tashmë ka nisur takimet me krerët e institucioneve të vendit dhe liderët partiakë të pushtetit, derisa të martën ka pritur liderët opozitarë, Visar Ymerin e “Vetëvendosjes”, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatmir Limajn e “Nismës për Kosovën”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.