ARKATANA

Dështon Murat Jashari, opozita e lut Rexhep Qosjën për president?!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Hashim Thaçi mund të sfidohet nga Rexhep Qosja për pozitën e kryetarit të Kosovës, ditën kur pritet të votohet për këtë post, muajin që vjen. Kjo nëse Qosja pranon ofertën e opozitës për të kandiduar për pozitën e presidentit të vendit.

Klan Kosova mëson se disa politikanë të lartë në hierarkinë e bllokut antiqeveritar janë duke i kërkuar akademikut ta pranojë një gjë të tillë, pasi që tentimi për Murat Jasharin ka dështuar tashmë.

Njëri nga liderët e forcës më të madhe opozitare, një ish-koleg i Qosjës nga bisedimet e Rambujesë që vjen nga një tjetër subjekt i vogël antiqeveritar, dhe një ish-bashkëpartiak nga Lëvizja e Bashkuar Demokratike, i janë afruar atij, ditë më parë, me ofertën për t’u bërë kandidat i tyre për president, pasi e shohin si personin e vetëm që mund ta sfidojë seriozisht Thaçin.

Uji Dea

Burimet e Klanit, të afërta me këtë zhvillim, kanë thënë se Qosja ende nuk është përgjigjur në këtë ofertë.
Rexhep Qosja ishte vënë në krye të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike – LBD, më 1998, ndërsa në këtë cilësi mori pjesë edhe në bisedime e Rambujesë. Ai, po ashtu, ishte pjesë e lidershipit kosovar edhe në periudhën e parë të pasluftës, duke qenë, bashkë me Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin e Rada Trajkoviqin, pjesë e Këshillit për Përkohshëm Administrativ të Kosovës, që kryesohej nga shefi i UNMIK-ut.

Por, Qosja nuk qëndroi gjatë në politikë, pasi në zgjedhjet e para të pasluftës nuk doli mirë. Ai u tërhoq pasi me LBD’në e tij fitoi vetëm 1 për qind të votave.
Por kjo nuk e pengoi atë të përkrah forcat politike të dala nga UÇK, deri para pak kohe.

Me krijimin e qeverisë PDK-LDK, dhjetorin e vitit 20014, Qosja ka shfaqur haptazi kundërshti në lidhje me këtë koalicion. Në një intervistë për Klan Kosova, pak kohë më parë, ai e ka quajtur kryeministrin Isa Mustafa kufomë politike, ndërsa Hashim Thaçin stalinist.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.