ARKATANA

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Konjufca: Gashi i LDK-së kërcënoi stafin tim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur para mediave se ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, pasi sipas tij shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kërcënuar stafin e tij.

Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjelle nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare. Ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve”, tha Konjufca.

Edhe deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi i cili kishte shkuar në këtë mbledhje si përfaqësues i LVV-së, tha se shefi i GP-së të LDK-së pati sjellje jo parlamentare.

“Siç ju njoftoj edhe kryetari, mbledhja dështoi për shkak të sjelljes jo parlamentare të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Megjithatë unë sot isha në emër të grupit të LVV-së. E dënojmë një sjellje të tillë shumë të papërgjegjshme, kërcënime të drejtpërdrejta”, tha Rrustemi.

Eco Higjiena

Kryeparlamentari Konjufca ka folur edhe për kompensimet e deputetëve, ku ka thënë se është mirë që të gjithë të heqin dorë nga kjo, dhe se në momentin kur do të arrij si propozim në Kryesi do ta trajtojnë.

“Do të ishte mirë që një gjë të tillë ta bëjë grupi parlamentar i LVV-së, meqë kanë shprehur në mënyrë vullnetare heqjen dorë nga këto shpenzime. Sapo të paraqitet në mbledhjen e kryesisë ne do ta trajtojmë, dhe shpresojmë që do ti merr edhe votat e subjekteve tjera politike, të cilat kanë thënë që nuk e përkrahnin një vendim të tillë”, u shpreh Konjufca.

Deputeti Rrustemi ka shtuar se LVV e kishte në plan që në mbledhjen e sotme të bënte propozimin që Kryesia e Kuvendit të rishikoj komplet vendimin e kryesisë të vitit 2011 sa i përket kompensimit të deputetëve

“Ne si deputet kemi hequr dorë, por kërkojmë që një gjë e tillë ta bëjnë edhe deputetët e tjerë”, tha Rrustemi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.