Fundamenti

Dështojnë universitetet e Thaçit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Iniciativa e ish-kryeministrit Hashim Thaçi për të hapur universitete publike në çdo qytet të Kosovës po del të jetë e pasuksesshme. Agjencia e Akreditimit të Kosovës ka pezulluar shumë programe të këtyre universiteteve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Me vendim të ish-kryeministrit Hashim Thaçi komunat kryesore të vendit ishin shndërruar në “qytete universitare”.

Me këtë rast në Pejë ishte themeluar universiteti “Haxhi Zeka”, në Gjilan “Kadri Zeka”, në Prizren “Ukshin Hoti”.

Universitet është hapur edhe në Mitrovicë, në Gjakovë, në Ferizaj.

HW

Por, pak vite pas themelimit këto universitete po ballafaqohen me pezullim të programeve akademike nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në mungesë të stafit adekuat akademik, shkruan tutje “Zëri”.

Në Universitetin e Ferizajt është pezulluar programi Menaxhment Industrial. Në universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” po ashtu janë pezulluar tri programet: Shkenca kompjuterike, Parashkollor, si dhe Programi Fillor.

Në universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” janë pezulluar shtatë programe: Kontabilitet dhe Financa, Agro-Ekologji dhe Agro-Mjedis, Administrim biznesi në bachelor dhe në master, Juridiko-Penal, Regji-Filmi dhe TV, Juridik i Përgjithshëm.

Në universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” janë pezulluar dy programe: Agrobiznes, si dhe programi Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhimi i Turizmit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.