GRANDEMALL

Dështojnë me Francën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, vazhdon të mbetet në paraburgim në Francë, pasi autoritet e këtij shteti janë duke pritur nga Serbia kërkesën për ekstradim me sqarimet e nevojshme, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ndërkohë, Institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë kërkojnë lirimin e Haradinajt, duke thënë se ai tashmë e ka dëshmuar pafajësinë e tij para drejtësisë ndërkombëtare.

Në anën tjetër, partia e Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend për këtë çështje. Kurse Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviqit,

“Është për keqardhje se si disa shtete ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjera, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Uji Dea

Ai është shprehur i bindur se rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush duke thënë, “Do të takohemi shpejt në Kosovë”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin dhe procedurat që po zhvillohen ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mustafa këto fletarreste të Serbisë i ka quajtur të paligjshme dhe se Haradinaj ka dëshmuar pafajësinë e tij para drejtësisë ndërkombëtare..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.