RCCOLA

Dështimi i tretë për shfuqizimin e Speciales

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për të tretën herë Kryesisë së Kuvendit të Kosovës i ka dështuar mbledhja, ku pritej të diskutohej për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kjo për faktin se kishte mungesë kuorumi. Reagim të ashpër kundër kësaj iniciative edhe dje pati nga ambasadori amerikan Greg Delawie, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryesia e Kuvendit ka dështuar edhe gjatë ditës së djeshme ta mbajë mbledhjen, ku pritej të diskutohej për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Në mungesë të kuorumit kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbyllur mbledhjen (e cila nisi me një orë vonesë), duke thënë se atë do ta thërrasë për javën tjetër.

Eco Higjiena

Kryekuvendari kishte thirrur mbledhje edhe në natën e 22 dhjetorit pikërisht për këtë çështje, porse në mungesë të numrave kishte dështuar dy herë radhazi, shkruan tutje “Zëri”.

Mbledhjen e djeshme, pos lëvizjes “Vetëvendosje”, e bojkotuan edhe AAK-ja, Nisma e komunitetet joshumicë (pjesë të koalicionit qeverisës). Përfaqësuesit e këtyre partive u arsyetuan duke thënë se disa prej anëtarëve ishin jashtë vendit.

Ndërkaq përfaqësuesit e LDK-së, ani pse ishin të pranishëm në sallë, bënë të ditur se kishin planifikuar ta lëshonin mbledhjen kur të vinte në radhë Projektligji për Shfuqizimin e Dhomave të Specializuara.