Fundamenti

Dështimi i tretë me Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për të tretën herë brenda një jave ka dështuar ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Seanca e jashtëzakonshme e së enjtes, e vazhduar të premten, nuk ka përfunduar me sukses as dje. “Vetëvendosja” vazhdon ta kundërshtojë marrëveshjen, ndërkohë Lista Serbe nuk po merr pjesë fare në seancë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Koalicioni qeverisës ka dështuar për të tretën herë me radhë që t’i japë epilog Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Në seancën e djeshme, e cila filloi me një orë vonesë, të pranishëm ishin vetëm 67 deputetë.

Deputetët e Listës Serbe nuk ishin fare të pranishëm, ndërsa disa deputetë tjerë nuk ndodheshin fare në Kosovë, ani pse kryekuvendari Kadri Veseli ua kishte tërhequr vërejtjen qysh një javë më parë që të mos udhëtonin jashtë vendit, shkruan tutje “Zëri”.

Ndërkohë, pak minuta pasi nisi seanca Kuvendi shkoi në pauzë ngase Komisioni për Punë të Jashtme do ta shqyrtonte sërish Projektligjin pas ndryshimeve të fundit, ku u vendos që raporti i Komisionit për Shënimin e Kufirit të mbetej vetëm “për orientim”gjatë korrigjimit që do t’i bëhet Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit.

ARKATANA

LEXO EDHE: Juncker: Demarkacioni, i pashmangshëm për vizat

Por, edhe pasi Komisioni e votoi ndryshimin e Projektligjit, seanca nuk vazhdoi dje.

Meqë koalicioni PAN dhe LDK, të cilët janë pro marrëveshjes, nuk i kanë votat e mjaftueshme liderët e koalicionit pritet të lobojnë edhe këtë javë për votat e Listës Serbe, në mënyrë që seanca e jashtëzakonshme të vazhdohet javën që vjen dhe përfundimisht Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të marrë fund, të ratifikohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.