GRANDEMALL

Dështimi i “Testit të garës nacionale të diturisë”: Hajni – hajnit nuk mund t’i kërkojë llogari’!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mbarëvajtja dhe gabimet trashanike që u hasën në testin e ‘Garës nacionale të diturisë’ edhe njëherë e vërtetoj se arsimit në Kosovë në të gjitha nivelet i është ndezur drita e kuqe e rrezikshmërisë.

Në një prononcim për gazetën “Kosova Sot Online”, analisti Florim Zeqa ka deklaruar “arsyet pse nuk kërkohet përgjegjësi si nga qeveria ashtu edhe nga prokuroria se ku përfunduan paratë për këtë projekt skandaloz dhe të deshtuar janë abuzimet e njëpasnjëshme të qeverisë me paranë publike dhe kapja e sistemit të drejtësisë nga qeveria dhe PDK-ja në veçanti”.

“Vetë emërimi i zëvendësministrit të Kulturës, Rexhep Hoti në pozitën e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, pozitë të cilën zëvendëskryeministri Rexhep Hoti e “shpiku” për vete, përveq konfliktit të interesit, dëshon edhe kapjen e tmerrshme të shtetit nga strukturat drejtuese të PDK-së.

ARKATANA

Mbledhja e fundit e komisionit paralamentar e tregoi sesa i padenjë është për këtë post, pasi Koordinatori Nacional për Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, i fshehu se kush janë ekspertët e angazhuar dhe si përfunduan vetëm për vitin 2019, një milionë euro para të tatimpaguesve në skandale me gabime përmbajtësore të “Testit të garës nacionale të diturisë”.

Sipas Zeqës “arsyet pse nuk kërkohet përgjegjësi si nga qeveria ashtu edhe nga prokuroria se ku përfunduan paratë për këtë projekt skandaloz dhe të dështuar janë abuzimet e njëpasnjëshme të qeverisë me paranë publike dhe kapja e sistemit të drejtësisë nga qeveria dhe PDK-ja në veçanti.

Hajni – hajnit nuk mund t’i kërkojë llogari. Këtë soj politikanësh të inkriminuar para drejtësisë së reformuar mund t’i qes vetëm një klasë e re politike, e guximshme, e përgjegjshme dhe pastër si loti”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.