Hidromorava

Dështimi i takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Qeveria e Kosovës thotë se Serbia ka për qëllim sabotimin e procesit të dialogut

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte planifikuar që të takoheshin sot në Bruksel, në kuadër të dialogut, mirëpo ky takim nuk ndodhi.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dje gjatë raportimit në Komisionin për Integrimeve Evropiane bëri të ditur se ka dështuar aranzhimi i këtij takimi, duke thënë se presidenti Vuçiq nuk ka treguar gatishmëri për takim.

“Ideja ka qenë që të përgatitet tereni për takim të radhës, mbase këtë javë, nesër, ndërmjet dy krerëve të shtetit, por kjo ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë së zotëri Vuçiq-it që të shkojë në Bruksel. Zotëri Kurti është deklaruar i gatshëm që sa më shpejtë të fillojë diskutimi për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, por Vuçiq ka nxjerr si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit i cili pritet të qëndrojë tri ditë në Serbi”, tha Bislimi.

Lidhur me dështimin e këtij takimi, nga zyra e kryeministri Albin Kurti kanë thënë gjithashtu se “fajtori” i dështimit të këtij takimi ishte presidenti serb.

Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një përgjigje me shkrim.

“Kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë për një takim të niveli të lartë politik sikurse ka shprehur gatishmërinë që ai të mbahet gjatë këtij muaji. Madje zëvendëskryeministri Bislimi gjatë javës së kaluar ka qëndruar në Bruksel që të përgatitet terreni për një takim në nivel të krerëve të shteti. Ky takim ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë nga ana e Serbisë për një takim të tillë, e shprehur kjo në njërën anë përmes presioneve për ndryshimin e agjendës së takimit trilateral në nivel kryenegociatorësh dhe në anën tjetër arsyetimit se takimi nuk mund të mbahet shkaku i vizitës së President të Egjiptit në Serbi”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka shtuar se këto veprime të Serbisë kanë qëllim sabotimin e procesit të dialogut.

ARKATANA

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

“Këto veprime të Serbisë janë në vazhdën e veprimeve që qëllim kanë sabotimin e procesit të dialogut. Ndërkaq që kryeministri Kurti përveç gatishmërisë për takime, ai tashmë ka shprehur edhe gatishmërinë dhe interesimin që sa më parë të fillojnë diskutimet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, u shpreh Kryeziu.

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Bashkimin Evropian për të parë se kur mund të ketë ndonjë takim tjetër të radhës, dhe si e shohin dështimin e takimit të paralajmëruar për sot.

Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit 2021.

Deri më tani, ata kanë zhvilluar vetëm dy takime dhe që të dyja nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret.

Kujtojmë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.