Fundamenti

Dështimi i Speciales nuk e qon vendin në zgjedhje të reja

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shtetësia dhe imazhi i Kosovës do të goditeshin rëndë nëse institucionet vendore dështojnë që të themelojnë Gjykatën Speciale dhe këtë përgjegjësi ia lëshojnë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thotë analisti politik Fisinik Korenica.

Korenica në një prononcim për Indeksonline ka thënë se dështimi i kalimit të Speciales herën e dytë në Kuvend, nuk do të mund ta dërgonte vendin automatikisht në zgjedhje të parakohshme.

“Arsyeja është shumë e thjeshtë: koalicioni PDK-LDK është i lidhur thjeshtë dhe vetëm me idenë e mbajtjes dhe kontrollit të pushtetit e jo me miratimin e Gjykatës Speciale. Bile, në thelb, nuk shoh se pse Mustafa dhe Thaçi duhet që të dëmtojnë interesat e tyre partiake vetëm pse një projekti i speciales nuk kalon. Për më tepër, Thaçi është së tepërmi i interesuar që ta ruaje stabilitetin e koalicionit së paku deri në përfundimin e mandatit të zonjës Jahjaga, dhe më së paku i intereson shkuarja në një palë zgjedhje të reja ku ka pak gjasa të gjej partnerë tjerë të mëdhenj përveç LDK-së”, ka thënë Korencia.

Ai më pas ka theksuar se kryeministri Isa Mustafa në anën tjetër nuk është fare i interesuar që t’i hyj një procesi të ri zgjedhor, sepse kjo do t’i dëshmonte atij rrjedhjen e madhe të votave që LDK do te pësonte si rezultat i koalicionit me PDK dhe mungesën e një performance bazike të Qeverisë që ai drejton.

ARKATANA

“Prandaj, dështimin për kalimin e Speciales më shumë e shoh me pasoja të menjëhershme në procesin e nënshkrimit të MSA-së dhe marrjen e vlerësimit pozitiv për liberalizim të vizave, që do të dërgonte në ftohjen e raporteve me BE-në dhe ShBA-në, por gjithashtu do ta komplikonte edhe procesin e anëtarësimit të Kosovës ne çdo organizate ndërkombëtare (sidomos ne Këshillin e Evropës, ku Kosova po tenton t’i bëj disa hapa përfundimtar drejte aplikimit)”, u shpreh për Indeksonline, Korenica, duke shtuar se zgjedhjet e reja nuk mund të jenë pasojë e dështimit të miratimit të Speciales.

Në anën tjetër deputeti i LDK-së, Arben Gashi mundësin e zgjedhjes së parakohshme në rast të dështimit të Speciales e sheh si vullnet të partnerëve të koalicionit.
“Në marrëveshjen e koalicionit nuk flitet për këtë çështje në mënyrë eksplicite. Dhe një gjë e tillë varet se sa do të jetë i qëndrueshëm koalicioni, si dhe varet prej vullnetit politik se a dëshirojnë partnerët politikë të vazhdojnë koalicionin a po jo”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Opozita tashmë është pozicionuar kundër themelimit të kësaj Gjykate. Përderisa edhe nga partitë në pushtet ka deputetë që e kanë vënë në pikëpyetje votën e tyre për themelimin e saj.

Themelimi i këtij “mini” Tribunali Ndërkombëtar për Kosovën, ka rrjedhë në bazë të hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës, që si bazë kishin dyshimet e supozuara të zviceranit Dick Marty, mbi trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.