HW

Dështimi i Speciales dhe mosvotimi i Thaçit president, e çojnë vendin në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Derisa afati i dhanë për miratimin e amendamenteve kushtetuese e Projektligjit për Gjykatën Speciale po afrohet, afër janë edhe zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.Këtë javë Televizioni Rrokum, ka raportuar se bashkësia ndërkombëtare ju ka dhanë kohë institucioneve të vendit 2 javë ta përmbyllin këtë proces. Derisa pozita është në përpjekje t’i bëjë numrat, opozita ka paralajmëruar se do ta bllokojë themelimin e gjykatës. Por, Specialja nuk është halli i vetëm i partive në pushtet.

Koalicioni ka para vetes edhe një sfidë të madhe – votimin e Thaçit për President të vendit. E është i madh numri i deputetëve të Lidhjes Demokratike, që tashmë e kanë thënë e rithënë se kurrë nuk e votojnë Thaçin President.

Duke u bazuar në këto dhe shumë sfida te tjera, zyrtarë të lartë të PDK-së dhe LDK-së, të cilët kanë dashtë të mbeten anonim i kanë thënë Televizionit Rrokum, se tashmë i kanë nis përgatitjet për zgjedhje, e te cilat ka shumë gjasë të mbahen në vjeshtën e sivjetshme.

Zyrtari i lartë i LDK-së ka thanë se gjatë bisedave që ka zhvilluar me zyrtarët më të lartë në departamentin e shtetit në Amerikë, i është konfirmuar se po pritet vetëm themelimi i Gjykatës Speciale dhe nëse kjo nuk ndodhë atëherë shkuarja në zgjedhje të reja është e pashmangshme.

UBT

Ky burim po ashtu ka shtuar se sipas zyrtarëve amerikanë koalicioni i shumicës absolute në një shtet në tranzicion, është i papranueshëm për demokracinë, mbase zëri i opozitës në koalicionet e mëdha humb.

Madje ky zyrtarë ka thënë se amerikanët janë pro prishjes së koalicionit të madh PDK-LDK, nuk po arrijnë t’i kalojnë cështjet e rëndësishme.

Se zgjedhjet kanë do të mbahen në vjeshtë, ka thënë edhe një zyrtar i opozitës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.