HW

Dështimi i ligjit për investime strategjike, mund ta çojë vendin në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Ligji pa marrë parasysh se mund të ketë paqartësi, defekt, nuk është gjithëpërfshirës, nuk ka specifiku gjëra të posaçme, megjithatë atë është i domosdoshëm për Kosovën. Ky ligj duhet të miratohet pasi hap mundësi për zhvillim, për investime dhe për të joshur investitorët e serioz”, thotë Rexhepi.

Eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhep thotë se një veprim i deputetëve për të mos kaluar projektligjin për investime strategjike është shumë i dëmshëm për ekonominë e Kosovës.

Ndonëse e pranon se projektligji si i tillë ka mangësi dhe shumë paqartësi, megjithkëtë thotë se ai do të duhej të kalonte në seancën e kaluar.

“Ligji pa marrë parasysh se mund të ketë paqartësi, defekt, nuk është gjithëpërfshirës, nuk ka specifiku gjëra të posaçme, megjithatë atë është i domosdoshëm për Kosovën. Ky ligj duhet të miratohet pasi hap mundësi për zhvillim, për investime dhe për të joshur investitorët e serioz”, thotë Rexhepi.

Ky Ligj siç e vlerëson ai, nuk e derteminon qartë se cilat janë interesat strategjike të vendit dhe cilët mund të jenë investitorët strategjik.

ARKATANA

Por, se përse po bëhet një situatë sikurse kjo, Rexhepi shpjegon për lajmi.net se më tepër është një çështje e një amullie që e ka kapluar Kuvendin e Kosovës se sa që mund të jetë çështje e interesave të ngushta partiake.

Ose, thotë ai, ndoshta dikujt prej partive po i konvenon kjo situatë që të degradoj punën e Kuvendit dhe në fund të kjo të reflektoj edhe me zgjedhje.

Që kur dështoi miratimi i këtij projektligji, më e zëshmja për këtë ka qenë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami e cila tha se se ata që nuk e kanë votuar këtë ligj, po e mbajnë peng zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Kjo është e padrejtë, pa asnjë argument mos me mbështet nuk është e drejtë. Kosova ka mbet peng i disa individëve”, deklaroi ajo ditë më parë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.