Fundamenti

Dështimi i LDK-së dhe VV-së favorizon ‘Krahun e Luftës’

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Koalicioni i “Krahut të Luftës”, i përbërë nga PDK-ja, AAK-ja dhe “Nisma”, po shihet si fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Për këtë analistët kosovarë më së shumti “merita” po ua atribuojnë LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk arritën ta nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi.

Dështimi për ta gjetur një gjuhë të përbashkët në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe lëvizjes “Vetëvendosje” për një marrëveshje bashkëpunimi para zgjedhjeve të 11 qershorit ia ka lënë namin e favoritit koalicionit PDK-AAK-“Nismë”.

Fundamenti

Koalicioni i “Krahut të Luftës” nga analistët kosovarë, të paktën në letër, po shihet si fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Megjithatë, sipas tyre, gara nuk do të jetë e pasfiduar. E ndonëse ka mbetur edhe një ditë e plotë deri te dorëzimi i listave për deputetë, ata vlerësojnë se në raportin mes LDK-së e “Vetëvendosjes” nuk mund të pritet të ndodhë ndonjë ndryshim sa i përket kësaj çështjeje.

E për dështimin e bashkëpunimit lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ky subjekt mbetet i hapur për diskutim me VV-në tek pas zgjedhjeve. Ndërsa i pari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, pasi ka konfirmuar ka thënë se “Vetëvendosje” do të hyjë e vetme në zgjedhje, ka bërë të ditur se LDK-ja gjatë diskutimeve ka kalkuluar interesat e saj personale./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.