ARKATANA

Dështimi i KEK-ut, që mund ta rrisë sërish çmimin e rrymës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dështimi i Korporatës Energjetike të Kosovës për t’i kthyer në kohë dy njësitë e termocentralit “Kosova A” mund t’i faturohet sërish konsumatorit, duke i shtrenjtuar tarifat e energjisë elektrike që nga muaji prill, shkruan sot Koha Ditore.

KEK-u kishte paralajmëruar se gjatë muajit dhjetor do t’i kthejë në punë njësitë A4 dhe A5 të termocentralit “Kosova A”, që u paaftësuan në shpërthimin e 6 qershorit.

Uji Dea

Këto njësi ende janë jashtë funksionit. Gjatë këtij muaji sa është vonuar KEK-u për t’i kthyer në punë dy njësitë e A-së, KEDS-i ka importuar energji elektrike për të mbuluar mungesën e energjisë elektrike vendëse që ka ardhur për faj të KEK-ut.

Në muajin prill, kur pritet të vendoset për tarifat e energjisë elektrike, ZRRE-ja do t’i marrë për shqyrtim të gjitha shpenzimet e të licencuarave për t’i barazuar me ato që ishin lejuar në shtatorin e vitit 2014, kur për herë të fundit janë shqyrtuar tarifat e energjisë elektrike, përcjell koha.net. Njëra prej kostove që i njihet KEDS-it, tash KESCO si furnizues publik, është edhe importi i energjisë elektrike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.