KKVITI

Dështimi dyvjeçar i Thaçit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Më 7 prill të vitit 2016 ish-kryetari i PDK-së Hashim Thaçi mori detyrën e presidentit të Kosovës. Tash e dy vjet Thaçi ka dështuar të bëhet figurë unifikuese, siç duhet të jetë presidenti sipas Kushtetutës, shrkuan sot Gazeta “Zëri”.

Për dy vjet sa është në krye të shtetit presidenti Hashim Thaçi ka dështuar ta jetë “figurë unifikuese e popullit”, siç parashihet të jetë i pari i shtetit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Madje vlerësohet se gjatë këtyre dy vjetëve Thaçi nuk ka arritur ta lërë prapa rivalitetin politik të kohës sa ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Mobi Casa

Ai ka vazhduar të jetë figurë përçarëse në skenën politike kosovare duke akuzuar partitë opozitare, me theks të veçantë lëvizjen “Vetëvendosje”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partitë opozitare thonë se Thaçi nuk mund ta përfaqësojë unitetin e popullit. Kurse analistët politikë thonë se Thaçi asnjëherë nuk ka arritur t’i bëjë bashkë partitë politike për të biseduar për çështje të rëndësishme. Po ashtu thonë se Thaçi asnjëherë nuk ka vizituar komunat e qeverisura nga partitë që në nivel qendror janë në opozitë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.