ARKATANA

Dështimi 18-vjeçar u hap rrugën partive të reja

/ 11 minuta lexim
FITORJA

Duke parë dhe analizuar qeverisjen e keqe dhe të tej inkriminuar në Kosovë, për gjithë këta 18 vjet, pa asnjë shpresë në pritje të ndryshimit të mentalitetit politik qeverisës, analistët vlerësojnë se tanimë shumë se kurrë është pjekur koha për një parti të re serioze për popullin e nëpërkëmbur dhe shtetin ligjor e demokratik, që do të ofronte një alternativë serioze mirë-qeverisëse, së cilës edhe njerëzit do t’i bashkoheshin shumë shpejt, pasi me këto të vjetrat u pa se çfarë janë!

KOSOVA E NGOPUR ME SUBJEKTET E KORRUPTUARA DHE JODEMOKRATIKE

Vendit i duhen alternativa serioze, që kthejnë shpresën e qytetarëve

“Kosova ka nevojë që vendin e mafisë politike dhe oligarkisë kriminale ta zëvendësojë me shtetin e së drejtës dhe demokracinë autentike. Një parti e re ose disa sosh me vizion të ri janë shpresë për zhvillim ekonomik, ngritjen e mirëqenies sociale, forcimin e sigurisë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Nevoja për vizion të ri politik nuk mjaftohet vetëm me krijimin e një partie të re, por duhet ndërtuar edhe besimi i qytetarëve rreth atij vizioni, si dhe duke ndryshuar edhe mentalitetin politik”, tha analisti Ymret Reshiti për “Kosova Sot”

Duke parë dhe analizuar qeverisjen e keqe dhe të tej inkriminuar në Kosovë, për gjithë këta 18 vjet, pa asnjë shpresë në pritje të ndryshimit të mentalitetit politik qeverisës, analistët vlerësojnë se tanimë shumë se kurrë është pjekur koha për një parti të re serioze për popullin e nëpërkëmbur dhe shtetin ligjor e demokratik, që do të ofronte një alternativë serioze mirë-qeverisëse, së cilës edhe njerëzit do t’i bashkoheshin shumë shpejt, pasi me këto të vjetrat u pa se çfarë janë!

Analistët konstatojnë se këto parti politike, që tani i kemi në qeverisje, si në nivelin lokal edhe atë qendror, që janë të njëjtat, janë bërë nga viti në vit, gjithnjë e më të rrezikshëm për vendin dhe qytetarët, me praktikat e tyre korruptive, nepotiste, klienteliste e kriminale, që nuk po dinë as nuk po duan t’i ndalin asnjëherë.

Analisti politik Ymret Reshiti thotë se jo tani, por Kosova kaherë ka pasur nevojë për një subjekt të ri serioz politik, sepse subjektet e tanishme politike, edhe ato të ditëve para fillimit të krijimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, kaherë kanë devijuar nga interesimi për shtetin. Reshiti thekson se Kosova ka pasur gjithmonë nevojë për një parti e cila si synim të saj do të kishte pasur zhvillimin e shtetit të Kosovës, pa u thirr në meritat personale të individëve se “luftova”, “kontribuova” , prandaj më takon që unë ta drejtoj pushtetin. “Politikanët e tillë për 17 vjet i kanë maltretuar dhe mashtruar qytetarët e Kosovës. Këta politikanë duke u thirrur kinse në “meritat e tyre personale për çlirimin e Kosovën” kanë pretenduar se atyre u takon ta qeverisin vendin, ndërsa në realitet ata e kanë vjedhur dhe shkatërruar shtetin e Kosovës. Dëmin që ia kanë bërë Kosovës ka shkuar deri aty sa ta rrezikojnë mirëqenien sociale të qytetarëve të saj dhe t’ia humbin perspektivën shtetit”, u shpreh më tutje ai.

Na duhet vizion i ri politik

Sipas Reshitit lufta ka përfunduar në vitin 1999, ndërsa nga viti 2008 Kosova u pavarësua dhe gjithë ata individë që kanë kontribuar në luftë dhe rreth çështjes së pavarësisë së Kosovës vetëm se kanë kryer një detyrë qytetare, pa ua kërkuar askush.”Për detyrën dhe meritat e tyre duhet të marrin benefite nga shteti, por duhet të jenë larg nga politika dhe pushteti nëse nuk janë të aftë me udhëheq mirë vendin. Kjo nuk u jep të drejtë atyre që ta privatizojnë Kosovën dhe të qeverisin me të sikurse të jenë mbretër. Kosova nuk ka nevojë për politikanë që Kosovën e bëjnë pengë të ‘meritave të tyre personale'”, potencoi Reshiti. “Kosova ka nevojë për mendje të ngritura dhe vizionare që do ta bashkonin me vendet e zhvilluara dhe demokratike të botës”, tha ai për “Kosova Sot”.

Uji Dea

Sipas Reshitit, korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e sigurisë, mjerimi social, papunësia, kolapsi ekonomik, kapja e shteti janë “produkte” të qeverisjes së atyre politikanëve që thirren në “meritat” tash e sa vite.”Kosova ka nevojë për një mentalitet të ri politik dhe për një klasë të re politike. Mentaliteti politik aktual dhe klasa politike janë të demoduar dhe janë e keqja nga e cila po vuan Kosova. Një frymë e re politike, qoftë edhe iniciativat e reja politike me kuadrin meritor politik dhe me programe të qarta politike, mund të jenë infuzion për ringritjen e shtetit të Kosovës dhe shpresë për një perspektivë më të mirë. Skena politika kosovare me domosdoshmëri ka nevojë për të përqafuar një vizion të ri politik progresist model, sikurse i vendeve të zhvilluara evropiane. Duhet të vjen në shprehje meritokracia e vërtetë e njerëzve që kanë gatishmëri për të punuar për shtetin dhe qytetarët e saj dhe jo për xhepat e tyre”, vlerëson analisti Reshiti.”Kosova ka nevojë që vendin e mafisë politike dhe oligarkisë kriminale ta zëvendësojë me shtetin e së drejtës dhe demokracinë autentike. Një parti e re ose disa sosh me vizion të ri janë shpresë për zhvillim ekonomik, ngritje të mirëqenies sociale, forcimin e sigurisë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Nevoja për vizion të ri politik nuk mjaftohet vetëm me krijimin e një partie të re, por duhet ndërtuar edhe besimi i qytetarëve rreth atij vizioni si dhe duke ndryshuar edhe mentalitetin politik. Një vizion modern politik që do të mundësojë shkapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni i mafisë politike dhe oligarkisë kriminale do të hapte rrugët e zhvillimit dhe perspektivës së gjithanshme të Kosovës si shtet. Më mirë vonë se kurrë”, tha analisti Ymret Reshiti.

Aktivizimi i forcave progresiste

Shpëtimin e shtetit të Kosovës me ndryshim të skenës politike e sheh edhe analisti Florim Zeqa.”Pas bastardimit të skajshëm të partive politike, ka ardhur koha jo vetëm për rifreskim të skenës politike me parti të reja, por për fillimin e një lëvizje të re politike me figura të pastra kombëtare, me njerëz seriozë dhe të përgjegjshëm për t’ia kthyer dinjitetin dhe shpresat këtij populli të nëpërkëmbur, për ndërtimin e një shteti ligjor dhe demokratik. Lëvizja e re politike me një përfshirje të gjerë edhe të trurit kombëtar në Diasporë do të prodhonte një alternativë serioze për mirëqeverisjen e vendit me transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve të vendit”, theksoi ai.”Liderët e partive ekzistuese dhe politikanët në të dyja nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale) u treguan tepër të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe të pamëshirshëm ndaj shtetit, duke e rrjepur e ç’rrjepur në mënyrë kriminale deri në themel, e që tashmë e kanë vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e shtetit”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Në favor të ndryshimit të thellë të skenës politike, duke nxjerrë një alternativë të re nga inteligjenca e re dhe ekspertët e pasprovuar dhe painkriminuar në subjektet e deritanishme politike është edhe Blerim Burjani, njohës i çështjeve politike në vend. Ai i tha gazetës “Kosova Sot” se Kosova është në pritje të një alternative të re politike, e cila do t’i ndërronte 100% kahet e zhvillimit të shtetit të ri të Kosovës. Sipas Burjanit, partitë aktuale në Kosovë nuk meritojnë më besimin as vëmendjen e qytetarëve, sepse këto subjekte politike dhe liderët e tyre janë të zhytur në shumë biznese e korrupsion dhe paligjshmëri. “Fitohet përshtypja se këta tallen me veten, bëjnë qejf me para të popullit, zgjidhin telashe familjare, e gjithkënd e kane pru në këtë gjendje. Pa një alternativë tjetër politike shteti nuk konsolidohet”, potencoi Burjani për “Kosova Sot”.

Sovrani t’i godasë partitë e vjetra

Analisti Hidajet Ahmeti, i kontaktuar nga “Kosova Sot”, tha se janë pikërisht akumulimi i problemeve socio-ekonomike, korrupsioni, zhvatja, nepotizimi, klientelizimi që e kanë adresën te subjektet politike udhëheqëse të pasluftës dhe domosdo është përkthyer në ndëshkim për këto subjekte.”Këto anomali që e kanë përcjellë Republikën e Kosovës në kontinuitet na japin një sinjal të qartë për nevojën e daljes në skenë të alternativave të reja politike”, u shpreh ai.”Vendimmarrja qytetarë përmes votës qytetare tregon se vullneti qytetar është determinues në ndëshkimin dhe disiplinimin e pushtetarëve, të cilët e kanë sjellë vendin në një “vdekje klinike”. Gjykoj se sovrani e ka mundësinë për një goditje për partitë, të cilat interesat personale, nepotike e klienteliste i vendosën në rend të parë në raport me interesat qytetare, shtetërore e kombëtare”, vijoi më tej Ahmeti.”Është e shëndetshme për demokracinë që të dalin alternativa të reja, të cilat brenda vetes ngërthejnë interesa të larta morale e intelektuale, që t’ju jepet mundësia qytetarëve të zgjedhin në mes koncepteve politike dhe ofertave programore, e jo të minohet mundësia përmes blloqeve politike të panatyrshme që brenda vetes përfshijnë shumë subjekte politike”, tha Hidajet Ahmeti.

Pushteti i deligjitimuar duhet të marrë fund

Risi në skenën politike të Kosovës, një subjekt krejtësisht të ri me njerëz të pastër, kërkon edhe Skënder Mulliqi. “Patjetër që na duhet një parti e re politike, sepse partitë kryesore, të cilat e patën dhe e kanë pushtetin, nuk i realizuan as përafërsisht kërkesat e qytetarëve. Po kalojnë që 18 vjet në krye të shtetit dhe më shumë patëm pushtete të inkriminuara në krim dhe korrupsion sesa në interesin e qytetarit. Gjatë kësaj kohe edhe opozita nuk i bëri shumë karshi pozitës, e cila pa drojë e udhëhoqi ashtu si deshi pushtetin. Mu për atë edhe po fundosemi gjithnjë e më shumë në planin politik e veçmas në planin e ecurive ekonomike. Do të duhej të bëjmë edhe të pamundurën që këtë pushtet të delegjitimuar me zgjedhjet e radhës ta heqim njëherë e përgjithmonë qafe. Të bashkohen të gjitha forcat intelektuale më logjikë shumë para logjikës së këtyre partive me filozofi të vjetruar politike. Do të krijoheshin kushtet, të cilat do të bënin që të mundet mafia politike, e cila po e gërryen shtetin nga brenda”, theksoi ai.”Na duhet një forcë e re politike, e cila do të punonte mirë si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm. Një koncept i ri politik do t’i bënte mirë këtij vendi, i cili po përjetojnë orët e liga të tij”, tha Mulliqi për “Kosova Sot”. Diçka të re të pasprovuar e të pakorruptuar, kërkon për skenën politike të Kosovës edhe politologu Arsim Haziri.”Gjendja e rëndë ekonomike është bërë brenda strategjisë korruptive, brenda logjikës për të zhveshur Republikën tonë nga çfarëdo mundësie avancimi e përparimi ekonomik. E përderisa ekziston një situatë e tillë, një pjesë e shoqërisë për të siguruar ekzistencë, ndihen në nevojë për t’i mbështetur sërish”, u shpreh ai për “Kosova Sot”. Sipas Hazirit, qytetarët nuk do të votonin për subjektet politike sikur të mos kushtëzoheshin ekonomikisht.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.