Dështimet e njëpasnjëshme

Mungesa e numrave për koalicionin qeverisës në Kuvend ka bërë që seancat plenare të dështojnë në vazhdimësi gjatë kësaj legjislature e veçanërisht në këtë vit. Koalicioni qeverisës ka mbetur me vetëm 50 deputetë, ndërkohë që dy partitë opozitare, LDK-ja e Vetëvendosja, marrin pjesë vetëm në seancat që ndërlidhen me proceset ndërkombëtare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Shumica absolute e seancave në këtë legjislaturë janë ndërprerë në mungesë kuorumi, duke bërë që shumë ligje të mbesin pa u miratuar pasi po barten nga njëra seancë në tjetrën.
Madje, kjo pritet të bëhet gjë e zakonshme tani kur koalicioni qeverisës ka mbetur me vetëm 50 deputetë pas me vendimin e Listës Serbe për të vepruar si opozitë në Kuvend si reagim ndaj vendosjes së taksës 10% për produktet serbe.
Në ndërkohë dy subjektet e mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, vazhdojnë t’i bojkotojnë seancat e Kuvendit.