FITORJA

Dështimet e mëdha të 2018-s

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E proklamuar si “Qeveri e sporteve të rënda”, ekzekutivi aktual ka shënuar tri dështime të mëdha gjatë vitit 2018. Përveç ngecjes në sjelljen e njohjeve të reja, Kosovën gjatë këtij viti e kanë “çnjohur” disa shtete, po ashtu ka dështuar anëtarësimi në INTERPOL, ndërsa janë dhënë sinjale se sivjet nuk do të ketë as vendim për liberalizimin e vizave.

Drejtuesit e koalicionit qeverisës që nga fillim i vitit 2018 kanë premtuar se gjatë këtij viti Kosova do të marrë liberalizimin e vizave për Zonën Schengen, do të marrë njohje të reja, si dhe do të anëtarësohet në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare, INTERPOL. Megjithatë vlerësohet se në këto tri fusha Kosova ka dështuar, shkruan sot gazeta “Zëri”.

ARKATANA

Derisa sivjet ka ardhur vetëm një njohje e re, disa shtet janë deklaruar se kanë tërhequr njohjen. Gjithashtu këtë javë Kosova nuk arriti të anëtarësohet në INTEROL, kurse sa i përket liberalizimit të vizave shumë shtete të rëndësishme të Bashkimit Evropian ende vazhdojnë të hezitojnë, madje janë dhënë sinjale të forta se sivjet nuk do të ketë vendim për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Derisa në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk duan të deklarohen për këto dështime, partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se Qeveria është duke vepruar pa program të qartë, ndërsa theksojnë faktin që diplomacia është politizuar tej mase.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.