FIDANISHTJA

Dështimet e Kosovës nga tërheqja e njohjeve e deri te mosheqja e vizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova në vitin që po e lëmë pas, përveç çnjohjeve, nuk ka pranuar asnjë njohje ndërkombëtare të pavarësisë, nuk ka marrë liberalizimin e vizave, nuk ka shënuar progres në anëtarësim drejt BE-së dhe nuk është pranuar në organizatat botërore si INTERPOL-i, UNESCO-ja etj. Këto dhe ngecje të tjera vlerësohen si dështim i autoriteteve kosovare drejt rrugës euroatlantike, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Institucionet kosovare gjatë vitit që po e lëmë pas kanë dështuar të sigurojnë njohje të reja ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës, nuk kanë arritur të plotësojnë kriteret e kërkuara nga shtetet e BE-së për heqjen e vizave, si dhe nuk kanë shënuar progres të mjaftueshëm në implementimin e marrëveshjes kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së – MSA-së.

Mobi Casa

Përveç kësaj, dështim i institucioneve kosovare shihet edhe mosanëtarësimi në organizatën më të madhe për bashkëpunim policor INTERPOL, si dhe as në organizatën më të madhe të Kombeve të Bashkuara UNESCO, shkruan tutje “Zëri”.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se këto dështime të Kosovës në aspektin ndërkombëtar emërues të përbashkët e kanë mosefikasitetin e qeverive kosovare ndër vite, të cilët nuk kanë arritur t’i plotësojnë kriteret e kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Qeveria e re, sipas tyre, duhet të shfrytëzojë tërë kapacitetin për të përmirësuar imazhin e Kosovës në botë, me qëllim që të paraqitet Kosova si shtet funksional dhe ligjor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.