GRANDEMALL

Dështim pas dështimi, sërish në mungesë kuorumi, ndërpritet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë kuorumi, ka ndërprerë sërish seancën e sotme, për të tretën herë radhazi, pas diskutimit për anulimin e tri vendimeve të mëhershme, që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nënzonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë” dhe në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, të cilat i ka arsyetuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

“Sot është mundësia që këta asambleistë që janë në seancë të votojnë për ligjshmërinë, për të drejtën dhe për atë që duhet të anulohet sepse është e kundërligjshme, të votojnë kundër interesave individuale dhe grupore dhe të tregojnë se pse qytetarët duhet t’i besojë Kuvendit Komunal”, ka thënë paraprakisht kryetari Hyseni.

Shfuqizimin e këtyre vendimeve e ka kundërshtuar opozita (LDK), me arsyetimin se nuk ka asnjë arsye për t’i anuluar, ndërkaq partneri i koalicionit (PDK) tha se e përkrahin në parim shfuqizimin e vendimeve të kundërligjshme, por ka kërkuar më shumë kohë e konsullta për këtë pikë. Opozita (LDK, Vatra) e lëshoi sallën, ndërkaq asambleistët e PDK-së nuk u kthyen në sallën e mbledhjeve pas pauzës.

Uji Dea

Pos shfuqizimit të tri vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore, në këtë seancë ka qenë e paraparë që të diskutohet dhe miratohet edhe Plani Komunal per Integritet 2023/2027, Projekt Statuti i Teatrit të Qytetit, Projekt Statuti i Galerisë së Arteve, Projekt Rregullorja për shfrytëzimin e sallës së madhe të Teatrit të Qytetit, Projekt Rregullorja për punën e Këshillit Drejtues të Teatrit të Qytetit e Projekt Plani Lokal i Veprimit në Mjedis 2020-2024.

Po ashtu, në këtë mbledhje ishte e paraparë të diskutohet dhe miratohet edhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për subvencionimin e lehonave, personave me aftësi të kufizuar, bizneseve me pronare gra, bizneseve Start Up për të rinj dhe praktikantëve, sikurse edhe propozim vendimi për zgjerimin e veprimtarisë në kuadër të NPL Tregu, në fushën e mirëmbajtjes së hapësirave publike.

Ndryshe, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, tha se mbledhja e pestë shtyhet për një datë tjetër, për të cilën publiku do të njoftohet me kohë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.