Hidromorava

Dështim në agjendën evropiane

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian ka konfirmuar dështimin e vendit për ta çuar përpara agjendën evropiane. Kosova vazhdon të ballafaqohet me politizim të administratës publike, ndikim të politikës në drejtësi, shkallë të lartë të korrupsionit, si dhe mosrespektim të të drejtave të njeriut, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përmbajtja e Raportit të Komisionit Evropian (KE) për Kosovën, i cili u publikua të martën që lamë pas, ka qenë e pritur si nga pozita, ashtu edhe nga opozita.

Ngecjet e theksuara në këtë raport veçmas drejt luftës së krimit të organizuar e korrupsionit e bëjnë këtë më të disfavorshmin gjer më tash.

Kështu konsiderojnë të paktën anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane nga opozita, të cilët thonë se një gjë e tillë do ta pamundësojë përfundimisht arritjen e liberalizimit të vizave për këtë vit.

Fundamenti

Por krejtësisht ndryshe deklarohen përfaqësuesit e partive në pushtet, shkruan më tutje gazeta “Zëri”.

Sipas të tyre, Raporti i KE-së dhe liberalizimi i vizave janë dy procese plotësisht të ndara mes vete.

Në anën tjetër, për të ecur përpara sipas ekspertëve të procesit të integrimit institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë luftën e krimit të organizuar dhe të korrupsionit të nivelit të lartë, të rritet transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë.

E për një gjë të tillë gjatë ditës së djeshme janë zotuar krerët e shtetit, të cilët kanë thënë se do t’i përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.