Fundamenti

Dështim diplomatik në UNESCO

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Fushata gati njëvjeçare e Qeverisë së Kosovës për ta anëtarësuar vendin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, ka dështuar, të hënën, në Paris, ku në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate të OKB-së Kosovës i munguan vetëm tri vota për ta arritur synimin, shkruan sot Koha Ditore.

Ishin 92 shtete që votuan në favor të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, 50 ishin kundër, ndërsa 29 shtete abstenuan.

Shumica e nevojshme prej dy të tretave – 95 vota – nuk u arrit për tri vota.

FIDANISHTJA

Kur është kumtuar rezultati nga kryesuesi i Asamblesë, në sallë kanë shpërthyer duartrokitjet nga mbështetësit e Serbisë. Edhe serbët e Kosovës me flamuj e sirena kanë festuar mospranimin e Kosovës në UNESCO.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të përfshirë në lobim, të cilët kohë të gjatë para votimit rrihnin gjoks se i kanë siguruar votat përballë fushatës së “egër” të Serbisë, kanë refuzuar të marrin përgjegjësinë për dështimin. Janë ngushëlluar me faktin se Kosova ishte shumë afër pranimit, dhe se do të provojnë sërish anëtarësimin në UENSCO më 2017, në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme, e cila, sipas rregullit, mblidhet një herë në dy vjet.

http://koha.net/?id=27&l=83543

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.