FIDANISHTJA

Dëshpërojnë zyrtarët e NATO-s: Kosova, anëtare e Aleancës pas 20 vjetësh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gazeta e Sarajevës Dnevni Avaz ka raportuar për një takim që kanë mbajtur zyrtarë të NATO-s me gazetarë nga Ballkani. Sipas Avaz-it, që citon zyrtarë të NATO-s, Kosova do të mund të anëtarësohej në Aleancën Veriatlantike pas 20 vjetësh. Zyrtari i lartë, ndërkaq, ka thënë se në rajon për këtë aleancë ushtarake dy problemet më të mëdha janë Maqedonia dhe Bosnja.

Duke komentuar zhvillimet në Maqedoni, zyrtari i NATO-s ka thënë se i vlerësojnë përpjekjet që po i bën Shkupi, por kanë thënë se gjithçka është në zhvillim e sipër dhe se ka rrezik që situata të shkojë në drejtim të gabuar.

“Kjo nuk do të na befasonte. Jemi mësuar me skenarë të tillë”, në Ballkan.

Sipas Avaz-it, ushtarakët në NATO, Ballkanin e cilësojnë si të parëndësishëm në raport me krizat tjera si Lindja e Mesme, terrorizmi global, Irani, Koreja e Veriut.

“Ju jeni krejtësisht të parëndësishëm”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

United Hospital

Ndërkohë, duke përcjellë tutje deklaratat njofton se në NATO-ja vlerësojnë se Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova do të mundë të bëhen anëtare të plota të NATO-s pas 20 vitesh. Ndërkaq, për Serbinë thonë se nuk janë të sigurt nëse dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s.

Gazeta boshnjake shkruan se zyrtarët e NATO-s kanë thënë fjalë të mira për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke përmendur vizitën e tij në Selinë e NATO-s.

“Ai i ka vlerësuar pozitivisht raportet e NATO-s me Serbinë, ka thënë ato që janë suksese reale dhe pengesa. Vuçiqi është më i mirë se paraardhësit e tij. Veçmas më i mirë se Nikoliqi”, kanë thënë në NATO.

Po ashtu, në NATO thonë se pozicioni i “dy karrigeve” i Serbisë nuk e irriton aleancën.

“Këtë vit kemi pasur 120 aktivitete të përbashkëta me Serbinë. I kemi 20 ushtrime me këtë vend, përfshirë edhe manovrat e mëdha në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. E dimë se Serbia me Rusinë i ka pasur këtë vit 4 manifestime të përbashkëta të tilla”, ka thënë ushtaraku anonim i NATO-s, shkruan Avaz.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.