Hidromorava

Dëshmorit të kombit Safet Rexhepi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

Do t’ ua këndoj një këngë për qejfi –
Për dëshmorin Safet Rexhepi !
Safeti në moshë të re –
U flijua për Atdhe !

Safet Rexhepi një djalë me besë –
Luftëtar i UÇK-së !
Luftoi biri i Vitisë –
Për gëzimin e lirisë !

Me rastin e 41 vjetorit ,
Të lindjes së këtij dëshmorit ,
Vitia n’ qendër e zbuloi –
Shtatoren e këtij heroi !

Safet Rexhepi një djalë trim –
Ka luftua për bashkim !
Për bashkimin mbarëkombëtarë –
Anë e mbanë trungut shqiptarë !

Në zbulimin e shtatores –
Kanë marrë pjesë prej mbarë Kosovës !
Shumë zyrtarë e familjarë –
Të Dëshmorëve t’ UÇK-së mbarë !

HW

Qemajl Rexhepi – baba dëshmori –
Shumë kujtime nga zemra nxori !
Solli kujtime për djalë të vet –
Mos iu kalbshin eshtrat , dheu i qoftë lehtë !

Thirrjes për t’i dalë Zot , na kësaj tokës –
Iu përgjigjën bijat dhe bijtë më t’ mirë t’ Kosovës !
Nuk iu mungoj asnjëherë gatishmëria e luftuesit –
Për t’ qëndruar karshi stuhive e rrebesheve të pushtuesit !

Këtij kushtrimi të Atdheut , përgjigje i shkrepi –
Edhe dëshmori i kombit , trim Safet Rexhepi !
Duke u radhitur n’ UÇK t’ Kosovës –
Deri n’ vdekje nuk e lëshoi armën kurrë prej dorës !

Por në luftimet e rrepta –
Shpeshëherë ra n’ kurtha të shkreta !
Në Betejën e Koshares tek Rrasat e Zogut , si burrë –
Safet Rexhepi ra dëshmorë , për t’ mos vdekur kurrë !

Kjo shtatore që u shpalos në qendër të Vitisë –
Do të jetë udhërrëfyese për brezat e rinisë !
Për të treguar për Atdheun , sa e madhe ishte kjo dashuri –
Për Safetin dhe gjithë dëshmorët që u flijuan për liri !

Gjilan, më 15.03.2021 vj.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.