Fundamenti

Dëshmori Ismet Mustafa

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi

Ndjeu gjithë Shqipëria , ndjeu mbarë Kosova –
Për Ismet Mustafën , trim nga Kumanova !
Si Ismet Mustafën , trim nëna nuk banë –
Ra dëshmor më 17 Prill 1999 !

Ushtari i lirisë , biri i Kumanovës –
Heroikisht ka ra n’ luftë për çlirim t’ Kosovës !
Heroikisht ka ra ushtari i lirisë –
Për çlirim t’ Kosovës nga okupatori i Serbisë !

Frymëzim për Ismetin , që t’ çlirohet Kosova –
Ishte Ismet Jashari – “Komandant Kumanova !”
N’ luftë kundër armikut me armë në dorë –
Në Kleçkë të Drenicës , kishte rënë dëshmorë !

Ai duke luftuar për liri t’ Kosovës –
Frymëzoi shumë të rinj e t’ reja t’ Kumanovës !
Frymëzoi t’ rinj e t’ reja , biri i kreshnikut –
Si duhet luftuar n’ luftë kundër armikut !

Nga Ismet Jashari , ndër beteja t’ gjata –
Shumë ishte frymëzuar dhe Ismet Mustafa !
Kështu Ismet Mustafa , ithtarë për liri –
Merr rrugë të mundimshme , futet në Shqipëri !

Këtë rrugëtim Ismeti , e mori me vullnet –
Për t’iu bashkuar Brigadës 138 !
Brigadës që quhej “Agim Ramadani” –
Që t’i tregojë botës , si duhet vatani !

Ai , me shokë zhvillojnë përgatitjet ushtarake ,
Dhe ato që duheshin për sulme luftarake !
Pastaj luftëtarët me zemër t’ çelikut –
Do të hyjnë në fronte , n’ luftë kundër armikut !

Rrugët e thepisura , maleve t’ Shqipërisë –
Për Ismetin , s’ kishin kurrfarë vështirësish !
Dashuria ndaj Atdheut , edhe ndaj lirisë –
E bënin t’ qëndrueshëm , trim të krenarisë !

Kishte moral t’ fortë , n’ probleme në fronte –
N’ momentet ma t’ vështira , këngës seç ia thoshte !
Kur kishte acare dhe kur kishte vapa –
Ismeti nuk dinte kurrë të kthehej mbrapa !

HW

Vullneti , dëshira për t’ hyrë n’ tokë t’ Kosovës –
Ishin shumë të mëdha për trimin e Kumanovës !
Për t’ zhvilluar beteja në luftë me armikun –
Nuk e trembte topi , trim Ismet kreshnikun !

Dëshira e tij ishte , që n’ luftë të bëjë nam –
Që armikut gjakatarë më shumë t’i bëjë damë !
Ai , bashkë me shumë shokë trima , luftëtarë –
Luftoi rreth kufirit shqiptaro – shqiptarë !

Nëpër shumë beteja dhe pas çdo fitore –
Gëzimi e krenaria i shtoheshin prore !
Për luftën e lavdishme të UÇK-së –
Ushtri e lavdishme n’ fronte t’ epopesë !

UÇK-ja jonë ishte çlirimtare –
Luftonte armikun me forca barbare !
Ëndrra e Ismet Mustafës , ishte shumë e madhe –
Liria e Kosovës dhe bashkimi i trojeve shqiptare !

T’ gjithë trojet shqiptare në një shtet unik –
T’ mos ketë çka t’ na bëjë kurrë asnjë armik !
Por , më 17 Prill 1999 –
Ëndrrat e Ismetit , t’ gjithë për toke ranë !

Gjatë betejës n’ Koshare , n’ Rrafsh të Dukagjinit –
Ëndrrat atdhetare , iu shkëputën Ismet trimit !
Ai , n’ betejë t’ Koshares , luftoi trimërisht –
Ballë për ballë armikut ka rënë heroikisht !

Aty gjaku i tij , që rrodhi si lum –
Ujiti këtë tokë me një pikë gjak më shumë !
Trupi i tij i ri , ra n’ altar t’ lirisë –
Mbeti i pavdekshëm n’ faqe t’ historisë !

N’ faqe të lavdisë , gëzimi dhe hareja –
Vepra e tij , është mësim për gjeneratat e reja !
Trupi i dëshmorit nga luftërat e Kosovës –
Tash prehet n’ amshim , n’ Çerkez të Kumanovës !

Gjilan, më 12.03.2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.